• |
ide | kryesore

Çifti Enkeleid Alibeaj, Marsida Xhaferllari, nën darën ironike të vettingut

-Instant, Kryesore, Lajme



Një nga deputetët e Lulzim Bashës, madje nënkryetari i tij, që këtë të enjte bashkoi votat me Edi Ramën për zgjatjen e mandatit të vettingut është edhe Enkeleid Alibeaj. Ndonëse pak kush i kuptoi mesazhet personale që ai dha gjatë seancës parlamentare ku justifikoi votën “PRO”, historia e tij në këtë dramë morale, nuk është vetëm politike, por edhe familjare.

Duke ligjëruar nga tribuna e kuvendit ai tha se si individ, nuk do të kishte ngritur kurrë kartonin jeshil për këtë ndryshim të ri të kushtetutës. Por shtoi ai: “Pyetja e madhe për të gjithë është se çdo të bëjmë me këtë karakatinë në të cilën është shndërruar drejtësia bashke me të edhe vetingu? Ne ishim për të votuar kundër por pesha e përgjegjësisë, ama shërbimi që do duhet ti bëjmë publikut është ai që duhet të na inspirojë, prandaj votuam pro”.

Lexo me tej:

“Skifteri” i Bashës tregon arsyet përse votuan pro zgjatjes së mandatit të vettingut

Po përse Enkeleid Alibeaj u vu në dilemën mes asaj që i kërkonin Rama, partia, ambasadat dhe tjetrës që i thoshte përvoja e tij si politikan dhe eksperienca e vet personale?

Kjo gjë lidhet me gruan me të cilën ai bashkëjeton prej vitesh dhe përkrah të cilës e ka vuajtur në kuriz politizimin, kalkulimin meskin dhe prapaskenat e ulta me të cilat kanë lozur komisionerët e vettingut. Bëhet fjalë për Marsida Xhaferllarin emri i së cilës u përfol publikisht në nëntor 2019, kur u shndërrua në mollë sherri mes presidentit dhe kuvendit për vendin që kërkonte si gjykatëse kushtetuese.

Për të aritur postin e lartë, shoqes së jetës së Alibeajt, i ishin vënë stërkëmbsha të panumurt edhe nga komisionerë të vettingut si Roland Ilia dhe Firdes Shuli, të cilëve, këtë të enjte, deputeti demokrat votoi që ti zgjatej mandati edhe 30 muaj të tjerë.

119 pro për vettingun/ Rama dhe Basha bashkojnë votat

Duke e ditur se Marsida Xhaferllari po konkuronte për poste të rëndësishme në drejtësinë e re, gjyqtarët e vettingut e sorollatën atë për afro dy vjet, për ti’a bërë pothuajse të pamundur kandidimin.

Të politizuar deri në qelizë, ata e shihnin këtë juriste si një kundërshtare të partisë, pasi më parë kishte punuar në qeverisjen Berisha dhe kishte marrë poste në sistemin e drejtësisë nga mazhoranca e kaluar. Pasi kjo ish-kryeinspektore e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, iu nënshtrua një procesi normal rivlerësimi në të tre kriteret nga të cilët doli e pastër, shumica në KPK mbërriti në përfundimin se “objekti ishte bërë i pamundur” dhe nuk mund të merrte një vendim.

Truku që u gjet për këtë vendim “sui generis”, lidhej me shkëputjen e saj nga gjykata. Sipas tyre, Marsida Xhaferllari e kishte humbur statusin e magjistrates në vitin 2011 dhe për ta rifituar duhej t’i nënshtrohej sërish një testimi në Shkollën e Magjistraturës.

Komenti/ Andi Bushati: Basha, shakaxhiu i vettingut

Këto lojra të vettingashëve të partisë u bënë dhe më të qarta kur ato u panë si një pjesë e tablosë së madhe, që deputetët socialistë bënë për ta penguar dekretimin e ligjshëm të Xhaferllarit si Gjykatëse kushtetuese. Ish kryetari i KED, Ardian Dvorani e renditi emrin e saj të katërtin, në listën e kandidatëve për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese që zgjidhej nga Presidenti i Republikës. Ai fshehu letrat dhe shkeli ligjin vetëm e vetëm që mazhoranca të votonte konkurenten e saj, të besuar nga PS-ja, Arta Vorpsin, që më pas e çuan ta betonin tek një noteri poshtë urës së Lanës.

Pavarësisht nga këto lojra që e kishin zanafillën në komisionin e politizuar të vettingut, presidenti Meta vendosi ta dekretojë si gjykatëse kushtetuese gruan që bashkëjetonte me Enkeleid Alibeajn.

Partia Socialiste këmbënguli dhe miratoi një rezolutë në parlament që e cilësoi dekretimin e Xhaferllarit nul.

Por, Gjykata Kushtetuese, duke iu referuar drejtpërdrejt nenit të Kushtetutës që cilësonte si gjyqtar atë që kishte kryer betimin para presidentit, vendosi të pranonte Xhaferllarin në vend të Arta Vorpsit.

Kjo është, pak a shumë, historia e një mekanizmi të pa drejtë dhe të politizuar që dëshmon kryekëput kapjen e drejtësisë nga pushteti. Një ingranazh i tij ishin padyshim dhe vettingashët që bënë sa ishte e mundur për ta penguar konkurimin e zonjës Xhaferrllari për në Gjykatën kushtetuese, ku ajo hyri në nëntor 2019.

Pikërisht, për zgjatjen e mandatit të dyve prej tyre, të cilëvë ua provoi edhe personalisht peshën e padrejtësisë, votoi pa kthyer kokën pas dhe duke mbyllur hundët, Enkeleid Alibeaj. Si në filmat e dikurshmëm të soc-realizmit, ai zgjodhi partinë përpara familjes.

Tani sfida është për gjykatësen kushtetuese, Marsida Xhaferllari, e cila me qëndrimin e saj do të duhet të vendosë për një nga brinjët e “trekëndëshit të Bermudës”, duke u shprehur pro, ose kundër shkarkimit të Ilir Metës.

©Lapsi.al



15 Comments

    1. Nëse fajet i paskej pasur deputeti i PD Enkelejd Alibeaj, një politikan i ardhur nga një familje e persekutuar nga diktatura e sigurimi i Mehdi Bushatit, se paska dashur të mbrojë bashkëshorten e tij antare të Gjykatës kushtetuese (kandidate e përzgjedhur nga “Presidenca”), a nuk paska faj i nipi i Hisni Kapos e ish ish kryeministri socialist Ilir Meta që si kryeatar Kuvendi i aleancës PS- LSI, që ju bind “diktatit” të ambasadorit LU për për ndryshimet kushtetuese e reformën në drejtësi që prodhoi palo vetingun e sakatosur ?
      Po kur do të hiqni dorë o të “uruar” analistë marksistë nga gjykimet e Nastradinit se kur argati i tij i dha ujë të ftohtë gomarit e sakuzonte se më ftohe gomarin e kur i jepte ujë të ngrohtë e shante së më “dogje” gomarin ?
      Kur Basha duke qenë realisht peng i Berishës në 2017 pati ngritur zërin se disa ndërkombëtarë po ndikojnë negativisht për zbatimin e vetingut.
      Po kush ishte “ministre e jashtëme e BE” ?
      A nuk ishte ish komunistja italiane Mogherini një mbrojtëse edhe e Serbisë ?
      Nëse sot Basha kërkon që vetingu të vazhdohet, duket kjartazi se ka marë garanci nga SHBA, BE e nga qeveria gjermane, se SPAK-u nuk do të mjaftohet vetëm me Lefter Kokën, po do të presë edhe Koka të tjera të regjimit edramist.
      As Edvin Rama nuk mund të “rilindë” sistemin demokratik shqiptar, se ka dhënë prova se vetëm mund ta shkatërojë ate, as Berisha nuk mund ta “rinovoje” ate se pati kohë30 vite ta bëjë e nuk e bëri, e aq më pak kameleoni politik Ilir Meta që di vetëm punët e veta.
      Ndryshimi vjen me ndryshimin e liderëve të vjetër të provuar si të dështuar.
      Mund të jetë Basha që akoma nuk është provuar në pastin e kryeministrit apo edhe ndonjë tjetër që as ka qenë ndonjëherë ministër, po jo treshja që me të drejtë Basha i quan “trekëndëshi i Bernudës” e që mediat e menderosura me mendësinë dumbabiste, i cilësojnë për vlerësim , si “kafshë politike”
      Nëse pëlqehen politikanët e cilësuar si “kafshë”, sigurisht edhe elektorati do të kafshërohet.

      1. Ku fjete mbrëmë??
        Në.ëndërr e pe që ka marrë garanci basha për vetingun???

        Hhahaha

        Po cilët jane njerëzit e vetingut?

        Janë të njëjtët siç ishin dje janë dhe sot

        Garanci kishte dhe ne 2017 ama rama bëri ç deshte siç po bën

        A ndryshohet kushtetuta pa minimumin analizës së vetingut deri në këtë çast???
        Këtë analizë kërkoi ba i i reformës në drejtësi, Fatmir Xhafa.
        Basha as analizë e as pazar ai nuk kërkoi asgjë por mori ngritjen e komisionit që është një detyrim që ka çdo parlament të ngrejë komisione.
        Komisoni i ngritur nuk detyron Ramën të bëjë.asnjë gjë qe sdo ose që nuk i intereson.
        Nuk ka.një marrëveshje me ramën për ndryshime në komisione

        Rama nuk mund të ulet me.zor për.ndryshimet kur i ka të gjithë gurët vetë.

        Basha kishte në dorë të mos zgjaste kpk. Një proçes që ka dështuar nuk ka arsye ti zgjatet e të ndryshohej kushtetuta që të marrë rroga motra e belindës.
        Ka dhe një fakt, reforma të përjetshme ska.

        Proçesi dështoi, le të përmbyllet me dështim por populli të marrë seriozitet nga të votuarit e tij.

        Vetingu është kot nga të gjithë anët për të gjithë përveç ramës dhe atyre që janë punësuar aty

        Ça i gjeti prokurorët dhe gjyqtarët?? Paratë i kanë pala pala. Të gjithë me liçencë avokatësh.

        Pse i intereson ramës zgjatja kur vetë e ka sabotuar duke mos i financuar dhe mos pajisur me mjetet zyra njerëz etj organet e vetingut??

        Cirku është gjëja e parë që të vjen në mend, e dyta dështimin ja le kimetes, e treta kimetja merr noi lek iken në punë të vet. Ca fonde jepen nga taksapaguesit e usa dhe be. Fonde që shpenzohen por skanë asnjë rezultat

        Beji llogaritë , a nuk fitojnë të gjithë këta që janë përfshirë me reformën?!
        Reforma ka dështuar kur nuk sjell ndryshim për qytetarët . Gjyqet vazhdojnë pa fund, pa vendime , sorrollatje të stërzgjatura, ki parasysh që janë jetë njerëzish që varen nga këto gjyqe e prokurori
        Kanë.shkuar 5 vjet. Sot duhej të kishte drejtësi, por ska as gjyq fare e jo më drejtësi!

        Asnjë nuk e perkrah reformën. Nuk mbledh vota me reformën që ka dështuar, plus që po e besoi dikush dikush nga ishulli i neverland, do votojë Ramën. Rama do marrë meritat nëse do kishte! Basha smerr asgjë!

        Pyetja që bëhet është, Basha ça fiton qe votoi pro kur asgjë nuk ndryshoi? Idem idem!

        Nëse shohim pak anash…

        Dimë që basha ka çështje në Bruksel se u pyet , dime që në amerikë ka çështje dhe që s shkon që nga 2016 në usa, dimë.që projekte me kulla të parashikuara tek selia e pd shqupi, dimë që porti i durrësit i është dhënë kompanisë simfonia për zhvillim real estate dhe kunati bashës është i përfshirë !

        Por ka edhe të tjera gjëra që nuk i dimë ende nga basha.

        Pyetja.është ça fiton Basha që voton pro?

        Basha është politikan prej 2005 dhe ka kaluar qindra milionë eur kontrata dhe i di mirë pazaret, nuk është injoramt asfare në këtë fushe, përkundrazi! Tani, ça fiton basha kur voton pro , cfare merr në këmbim?

        Mos u bë kar të thuash që ska marr gjë!

  1. Meta dhe salihu i duhej alibeaj sepse ky kishte te dashur zhaferllarin dhe po luftonin per te kapur gjykaten kushtetuese,por amerika dhe rama e kuptuan qe dyshja kriminale mafioze salih-like dhe nje here donin te kapnin drejtesine,tani gjerat kane ndryshuar,alibej me ameriken dyshja kriminale kane ngritur nje organizate me emrin pylli i Lirise

      1. Po ca thoni mor amani. Po gjithe fierei e di qe Alibeaj ka dashnore deputeten Eralda Tase Bano. E futi ne liste ne vend te dyte. Fare legeni. Ku di ky ca eshte familja

  2. “Pengjet e korrupsionit mbajnë njëri-tjetrin, se po ra njëri bien të gjithë. Kjo është arsyeja që non grata të shpallura e të pa shpallura, janë bashkë, sulmojnë PD, duan shkatërrimin e PD. Sillen si burracakë, e frikacakë, siç bënë një ditë më parë kur u fshehën që të mos votojnë edhe pse mbushën dynjanë se do votojnë kundër në parlament.Shpellkaret e salihut vazhdojne te sulmojne cdo ish bashkepuntor i salihut sepse shpellkaret e salihut kete dine te bejne me mire

  3. Mos e shani kote sesht kryetar ne 5 deg te ndryshme .o gruan e fisin ja qifte kina se komunistet ja kan qire keti muti

  4. Saliu është organizatori i vllavrasjes në Shqipëri. Saliut i ka interesu lufta jo vetëm për të mbajt pushtetin, por edhe për t’u shërbyer padronëve të tij serbë.

    Saliu haptaz ka qenë kundër luftës për çlirimin e Kosovës. Ka qenë kundër UÇK-së dhe liderëve të saj. Saliu ka furnizu me karburant makinerinë gjakatare të Millosheviçit i cili ka vra shqiptarë të Kosovës, boshnjakë e kroatë. Saliu i ka shit armë Radovan Karaxhiçit.

    Saliun e ka falenderu për ndihmën Momir Bullatoviçi, ish president i Malit të Zi, dhe kushëriri i Sllobodan Millosheviçit, nanat motra i kanë pas. Saliu është vrasësi i Remzi Hoxhës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *