• |
ide | kryesore

Policia bën “namin” me gjoba/ 33 shoferë të arrestuar në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar me kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor. Si rrjedhojë, javës që shkoi janë arrestuar dhe proceduar 33 persona, konkretisht për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, për largim nga vendi i aksidentit apo për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës. Janë pezulluar 249 leje drejtimi, të ndara sipas shkeljeve:

  • 48 për “Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit”,
  • 186 për “Kufizimet e shpejtësisë”,
  • 15 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia rrugore njofton gjithashtu se ka vendosur 6852 gjoba, me një mesatare 977 masa në ditë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *