• |
ide | kryesore

Video/ Tirana mban ndjekësit në distancë: Egnatia me 10 lojtarë nuk përsërit dot mrekullinë e bërë me Dinamon

-Instant, F1, Sport, Video



Tirana rikthen -6 nga Laci, me fitoren e arritur kundër Egnatias, në ndeshjen e fundit të javës së 20 të Superiores. Bardheblutë imponohen 2-0 kundër një kundërshtari që luajti gjithë pjesën e dytë me 10 lojtarë, për shkak të kartonit të kuq të Imerit. Golat për skuadrën e Shehit u shënuan nga Xhixha në pjesën e parë dhe Hotin në të dytën, që e ngjitën Tiranën në kuotën e 46 pikëve.

Bardheblutë kanë treguar edhe njëherë se dinë të fitojë pa shumë sforco, këtë herë ndoshta pa shkëlqyer, por duke bërë detyrën kundër një skuadre që vinte nga një moment pozitiv performancash, por që ndoshta vuajtur shumë 120 minutat plus penalltitë në cerekfinalen e kthimit të Kupës së Shqipërisë kundër Lacit.

Pa Seferin të skualifikuar, ishte Xhixha që mori përsipër Tiranën, duke shënuar një avantazh të shpejtë, praktikisht me goditjen e parë në portë. Rrogozhinasit u munduan të bëjnë lojën e tyre, por kundër Tiranës ishte e vështirë. Gjërat u komplikuan keq në fundin e pjesës së parë kur Imeri u ndëshkua në mënyrë naive me karton të kuq. Arbitri Kreshnik Cjapi u konsultua për pamjet e faullit edhe me VAR përpara se ta përjashtonte mesfushorin.

VAR që u bë ndëshkuesi në fund të pjesës së parë, i erdhi në ndihmë Egnatias në të dytën, kur anulloi golin e Xhixhës në minutën e 55. E megjithatë, lodhja ndoshta bëri të vetën dhe Egnatia u duk e dorëzuar me bardhblutë që administruan lojën dhe dyfishuan me Hotin, i cili realizoi një supergol me gjuajtje nga distanca, duke vulosur fitoren 2-0 që kthen përsëri bardheblutë në 6 pikë diferencë nga Laçi ndjekës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *