Aktori i njohur, Matthew McConaughey ka deklaruar së fundmi se është gati të kthehet për Magic Mike 3.
Në një intervistë të fundit me ‘Variety’,aktori u shpreh se dëshiron të rikthehet në pjesën e tretë të, ‘Magic Mike’. “Channing Tatum, më telefono, vëlla! Nuk kam dëgjuar nga ty!” ,tha Matthew.Kur u pyet nëse do të ripërsëriste rolin e tij si pronari i klubit të striptizimit në Dallas, ai shtoi se ka disa kushte. “Nuk e di,” rrëfeu McConaughey. “Do të më duhej të lexoja skenarin së pari. Ishte shumë argëtuese të bëja të parën.” Filmi i udhëhequr nga Tatum fitoi më shumë se 167 milionë dollarë dhe solli një vazhdim, duke realizuar gjithashtu një muzikal skenik që u shfaq premierë në 2018. Vitin e kaluar ai njoftoi se do të kishte një film të tretë i cili do të titullohej ‘Vallëzimi i Fundit Magic Mike’./Lapsi.al