• |
ide | kryesore

Krim tronditës në Vlorë, ushtaraku gjendet i vrarë në banesë, babai: Sëpata ishte me gjak, qeni i helmuar (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbardhen detaje të tjera nga ngjarja e rëndë në Vlorë, ku nëna gjeti të pajetë në banesë djalin e saj. Mësohet se 46-vjeçari i identifikuar si Altin Alikaj është një ushtarak.

Ai ishte shpallur i zhdukur në datën 11 shkurt në policinë e Vlorës pas denoncimit të kushëririt të tij. 

Të dhënat e para pranë grupit hetimor thonë se ai është vrarë me sëpatë. Babai i viktimës ka gjetur pranë banesës sëpatën me njolla gjaku. Po kështu raportohet se autori/autorët kanë fikur automatin e dritave, si dhe kanë helmuar qenin e banesës. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *