• |
ide | kryesore

Video/ Uzuni e katranos keq, shkakton penalltinë që fundosi Granadan: pokeri i Villareal paralajmëron Juventusin

-Instant, Sport, Video



Granada shpresonte që Myrto Uzuni të kishte tjetër impakt në sezonin e tyre, që kishte marrë një rrjedhë të rrezikshme. Por beratasi jo vetëm që nuk po arrin t’i nxjerrë nga telashet, por është përfshirë edhe vetë në krizën e klubit, që ka pësuar humbjen e pestë radhazi. Kundër Villareal përfundoi me rezultatin 1-4 në favor të miqve me të tatëpjetën që nisi pikërisht nga sulmuesi i kombëtares shqiptare.

Dëmtimi i Gonalons bëri që Uzuni, fillimisht në pankinë, të futej në fushë në minutën e 14, por gjërat u përkeqësuan për të pas cerek ore lojë, kur një ndërhyrje naive e beratasit të shkaktonte penallti në minutën e 34. Futbollisti i Kombëtares shqiptare, fillimisht u ndëshkua me karton të kuq, por shpëtoi nga një goditje edhe më e rëndë për Granadën pasi arbitri u konsultua me imazhet e VAR, gjë që e bëri të anullonte kartonin e kuq, duke i nxjerrë të verdhin.

Ishte vetëm fillimi i humbjes së rëndë të Granadas, me Danjuma që shënoi një tregolësh për ti dhënë fitoren Villarela, përpara se Gomez të mbyllte llogarinë. Goli i Millas në minutën e 61 nuk mund të ndihmonte vendasit të bënin rezultat: Granada renditet në vendin e 17 në kampionat me 24 pikë në 25 ndeshje, katër më shumë se Alaves i vendit të 18. “Nëndetësja e verdhë” paralajmëron kështu Juventusin në prag të përballjes së tyre në Champions, javën e ardhshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *