• |
ide | kryesore

Ironi në rrjet, Conte i përgjigjet Guardiolas: “Kundërsulm? Jo tamam…”

-Instant, Sport



Antonio Conte ka zgjedhur rrjetet sociale, me një postim ironik të publikuar në profilin e tij në Instagram, për t’iu përgjigjur Pep Guardiolës, i cili pas humbjes në shtëpi të Manchester City ndaj Tottenham, i kishte cilësuar Spurs si një ekip ‘kundërsulmuesish’. Një analizë padyshim që nuk është pëlqyer nga trajneri italian, i cili u përgjigj duke publikuar një video të tre golave të Spurs në Etihad Stadium të shoqëruar me një mbishkrim elokuent, të kompletuar me buzëqeshje: “Kundërsulm? Jo tamam…”.

Në fakt, të gjithë golat e Spurs, si ai fillestar i Dejan Kulusevskit ashtu edhe ato dy në fund të ndeshjes nga Harry Kane, erdhën si pjesë e aksioneve të manovruara. Por është gjithashtu e vërtetë që komenti i Guardiolës i referohej qasjes taktike të ndjekur nga Tottenham në 90 minutat dhe jo vetëm veprimeve individuale.

“Pas avantazhit Tottenham mbrojti shumë poshtë dhe në një mënyrë tepër kompakte – sulmoi trajneri spanjoll – Me Kane nuk e humbet kurrë topin dhe mund të vraposh shpejt falë Son dhe Kulusevskit. Ata luajtën siç prisja, ishin të aftë në krijimin e hapësirave për kundërsulm”.

Në fund të ndeshjes Conte kishte preferuar të mos komentonte fjalët e Guardiolës, për ta bërë këtë disa ditë më vonë përmes një postimi që rinovon rivalitetin sportiv mes të dyve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *