• |
ide | kryesore

Trump del kundër rrymës: Lëvizja e Putin ishte gjeniale

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Trump



Kur i gjithë perëndimi i ka dënuar urdhrat e Vladimir Putin për dërgimin e trupave në Ukrainë, ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i ka quajtur “gjeniale”. 

Duke folur në një emision radiofonik, Trump u pyet për përgjigjen e Presidentit Biden ndaj dërgimit të forcave ushtarake të Putinit në Ukrainë.

“Kjo është gjeniale. Putini shpalli një pjesë të madhe të Ukrainës si të pavarur. Oh, kjo është e mrekullueshme. Pra, Putini tani po thotë: “Është e pavarur, një pjesë e madhe e Ukrainës”.

Unë thashë me vete: “Sa e zgjuar është kjo?” Dhe ai do të hyjë tani dhe do të jetë një paqeruajtës. Kjo është forca më e fortë e paqes … Ne mund ta përdorim atë në kufirin tonë jugor” – tha Trump.

Ish-presidenti republikan vazhdoi të lavdërojë Putinin duke përçmuar pasardhësin e tij.

“Duhet të thuash se është shumë i zgjuar. Dhe e dini cila ishte përgjigja nga Biden? Nuk pati asnjë përgjigje” – e mbylli Trump. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Gjithnje pas nje veprimi ka kunderveprim perggjigje pavarsisht nga si dhe sa .por dhe cdo veprim nuk kalon pa pergjegjsi pavarsisht kur si dhe sa

    1. Tramp eshte njeri i Putini por edhe kure ka qëne president ka pasure frige te Dale komplet hapur se pse Cija do ja kishte palue veshet Trampe Shit💩

      1. putin u tregua i zgjuar. rusi popull i madh me histori dhe popull trim. per te qeshur kur komentojn qoset b..lepires te shqiptareve me ” burra” me varese ne qafe.

  2. AMERIKANET AKOMA NUK E KAN KUPTUAR QE TRUMP ESHT ZAR I PUTANES
    TRUMP DUHET EKZEKUTUAR RREZIKON EKZISTENCEN E VET USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *