• |
ide | kryesore

Seriali “Arthur” përfundon pas 25 sezonesh

-Instant, Paparazzi, Slider



Serialit “Arthur” i vjen fundi pas 25 sezonesh.

Skenaristi Kathy Waugh zbuloi fillimisht se PBS Kids planifikoi të mbyllte serialin ikonik për fëmijë gjatë një interviste në podcast “Finding DW” gjatë verës.
Producentja ekzekutive Carol Greenwald tha se rishfaqjet do të vazhdojnë të jenë të disponueshme në PBS Kids.

“Arthur është seriali më i gjatë i animuar për fëmijë në histori dhe është i njohur për mësimin e dashamirësisë, ndjeshmërisë dhe përfshirjes përmes shumë momenteve novatore për brezat e shikuesve”, tha Greenwald në një deklaratë.

Waugh zhvilloi serinë bazuar në librat e njohur të Marc Brown. Shfaqja është seriali më i gjatë i animuar për fëmijë në SHBA dhe ka fituar katër çmime Emmy Daytime për programin e shkëlqyer të animuar për fëmijë.

Shfaqja fillimisht u shfaq në tetor 1996.

©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *