• |
ide | kryesore

Lideri i opozitës ruse flet nga burgu: Ju them pse Putin nisi luftën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Udhëheqësi i burgosur i opozitës ruse Alexei Navalny ka akuzuar Vladimir Putin se po e përdor pushtimit të Ukrainës për të mbuluar korrupsionin e tij.

Në një video të publikuar nga gazeta e pavarur Dozhd, Navalny dëgjohet duke shprehur kundërshtimin e tij ndaj pushtimit të Ukrainës.

I veshur uniformën e burgut, ai thotë se kjo do të çonte në një “një numër të madh viktimash, të ardhme të shkatërruara dhe vazhdimin e një linje varfërimi të qytetarëve të Rusisë”.

“Kjo luftë midis Rusisë dhe Ukrainës u nis për të mbuluar vjedhjet ndaj qytetarëve rusë dhe për të larguar vëmendjen e tyre nga problemet që ekzistojnë brenda vendit” – tha Navalny

Navalny është burgosur për më shumë se 1 vit me akuza për mashtrim. Ai i mbijetoi një sulmi me helm, për të cilin ai dhe Perëndimi thonë se ishte kryer nga Kremlini.

Ai po gjykohet brenda një burgu të sigurisë maksimale me akuza të reja që mund ta bëjnë që burgimi i tij të zgjatet me një dekadë. ©LAPSI.al

Aleksei Navalny fiton çmimin Sakharov – Zoom.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *