• |
ide | kryesore

“Me Ukrainën në këtë orë të errët”/ Meta: Dënojmë ashpër sulmin e Rusisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale pas sulmit të nisur nga Rusia mbi Ukrainë. Kreu i shtetit ka dënuar agresionin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës. Meta apleon Rusinë të tërhiqet nga veprimet ushtarake kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës.

“Shqipëria dënon sulmin e pajustifikueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës, duke shkelur ligjin ndërkombëtar dhe duke kërcënuar jetën e civilëve të pafajshëm. I bëjmë thirrje Rusisë të tërhiqet nga veprimet ushtarake kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës! Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe popullin e saj në këtë orë të errët!” shkruan Meta.

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *