• |
ide | kryesore

Rrëfimi tronditës i Kyrgios: “Abuzoja me substanca të ndaluara e mendoja vetëvrasjen”

-Instant, Sport



“Ky isha unë tre vjet më parë në Australian Open. Shumë mund të mendonin se isha mirë mendërisht ose se po shijoja jetën… ishte një nga kohët e mia më të errëta”. Kështu nis postimi shokues i tenistit australian Nick Kyrgios, i cili në Instagram tregon për herë të parë efektet e depresionit në jetën dhe karrierën e tij. “Nëse shikoni nga afër, në krahun tim të djathtë mund të shihni vetë-dëmtimin tim. Unë kisha mendime vetëvrasëse dhe ekzaktësisht po luftoja për tu ngritur nga shtrati, për të mos folur pastaj që të luaja para miliona njerëzve,” thotë Kyrgios, duke postuar një foto që e portretizon në fushë, gjatë një pushimi të ndeshjes.

“Isha i vetmuar, i dëshpëruar, mendoja negativisht, abuzoja me alkoolin, drogën, mbaja larg familjen dhe miqtë e mi”, tregon australiani. “Ndihesha sikur nuk mund të flisja apo t’i besoja askujt. Ky ishte rezultat i moshapjes dhe refuzimit të mbështetjes te të dashurit e mi që mund të më shtynin pak nga pak të ndihesha pozitiv”.

“E di që jeta e përditshme mund të duket jashtëzakonisht rraskapitëse, ndonjëherë e pamundur. E di që të thuash atë që ndjen mund të të bëjë të ndihesh i dobët ose i frikësuar,” vazhdoi Kyrgios. “Por ajo që dua t’ju them të gjithëve është se nuk jeni vetëm. Nëse ndiheni kështu, unë jam këtu, më kontaktoni”, thotë ai, para se të përfundojë: “Jam krenar të them që kam ndryshuar plotësisht dhe kam një pikëpamje krejtësisht ndryshe për çdo gjë, nuk e konsideroj asgjë moment të mirëqenë. Dua që ju të jeni në gjendje të arrini potencialin tuaj të plotë dhe të buzëqeshni. Kjo jetë është e bukur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *