• |
ide | kryesore

Ukraina pranon të negociojë me Rusinë, në kufirin bjellorus

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Zelenski ka pranuar që delegacioni ukrainas të takohet me delegacionin rus për të nisur negociatat për t’i dhënë fund luftës. Vendi i takimit do të jetë në kufi me Bjellorusinë.

“Gjatë një bisede telefonike me Presidentin Bjellorus Aleksandër Lukashenko, Presidenti Vladimir Zelenski ra dakord që delegacioni ukrainas do të takohej me delegacionin rus pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorusi, pranë lumit Pripiat” njoftojnë mediat ukrainase.

“Lukashenko ka marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin Bjellorusi të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit, bisedimeve dhe kthimit të delegacionit ukrainas”, shkroi zyra e Zelenskit.



4 Comments

  1. They’re arranging a meeting
    in Brooklyn. Tessio’s ground.

    Where I’ll be safe….

    (Godfather)

  2. genjeshtra te Lapsit. Zelenski nuk ka pranuar bisedime me Ruset Muzhiket Ruse po pesoje humbje te medha Qindra te vrare dhe kapur rob plus dezertime nga ushtria ruse Putin ka ftuar bjellorusine te sulmoje ukrainen se nuk di si te dali nga kjo spirale ku e futi Rusine Sanksionet do ta shkaterrojne ekononimisht komplet .Rubla ska me as nje vlere dhe askush nuk ben bussines me Rusine.Fundi i Putin eshte shume afer NATO po behet gati …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *