• |
ide | kryesore

Një ukrainas e një rus te Atalanta: “Miranchuk e Malinovskyi u përqafuan, futbolli bashkon”

-Instant, Sport



“Në dhomën tonë të zhveshjes, dy popujt e përfshirë në luftë kanë fytyrat e Ruslan (Malinovskyi) dhe Aleksey (Miranchuk). ‘Mali’ një djalë introvert, i disponueshëm dhe me një karakter të fortë. ‘Mira’ një djalë i thjeshtë, mbase më i miri që njoh, i turpshëm dhe me pasione shumë të ngjashme më të miat. Ditën e kaluar, ndërkohë që cmenduria e luftës vendoste kundër Rusinë dhe Ukrainën, ata u përqafuan në Zingonia. E ne jemi shtrënguar rreth tyre dhe do të vazhdojmë ta bëjmë në këtë moment të vështirë, si në një familje të madhe. Futbolli bashkon atë që çmenduria njerëzore ndan”. Ky është reflektimi i Matteo Pessinas, mesfushori i Atalantës që rrëfeu episodin ku përfshihen dy nga shokët e tij të skuadrës, miq, me vendet e tyre në luftë.

“Mund të jetë e zakonshme të dëgjosh një futbollist t’i thotë ‘jo luftës’. Mund të jetë e parëndësishme ta dëgjosh të thotë se lufta është e gabuar, gjithmonë. Por nëse do të ishte vërtet kaq e parëndësishme, nuk do të ishim këtu, në 2022, për ta përsëritur të gjithë bashkë. Kam ditë që e mendoj, por jo nuk mund t’i jap vetes një përgjigje: si mund të ndodhë kjo pas vuajtjeve të përjetuara në dy vitet e fundit? Ky është futbolli që bashkon atë që çmenduria njerëzore përpiqet të ndajë”, shkruhet në mesazhin e Pessinës në Instagram.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *