• |
ide | kryesore

“Me ikjen e Ronaldos humbëm 30 gola”: De Ligt tregon të ardhmen dhe hedh sytë nga titulli kampion

-Instant, Sport



Hapësirë për gjithçka nga temat më të nxehta në kampin e Juventus, në intervistën e gjatë të dhënë nga Matthijs de Ligt për portalin holandez Rondo. Mbrojtësi bardhezi bëri një bilanc të sezonit të Juventusit, vështirësitë e fillimit të vitit dhe rikuperimin e ngadaltë që, sot, bën të mundur edhe të pamundurën: “Titulli? Në një moment ishim 14 pikë pas kryesuesve dhe prandaj e hoqëm pak nga mendja. Thamë se duhet të përqendrohemi për të shkuar në Champions League dhe që atëherë kemi parë ndeshje pas ndeshje. Inter, Milan dhe Napoli kanë vazhduar të humbasin pikë dhe tani jemi vetëm 7 pikë prapa. Duhet të ndodhë një mrekulli, por situata tashmë duket më e mirë se 13 ndeshje më parë”.

Natyrisht, Dusan Vlahovic ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e Juventusit: “Ne humbëm Ronaldon në fund të verës dhe me lamtumirën e tij humbëm 30 gola. Nuk mundëm ta zëvendësonim menjëherë me dikë si Vlahovic dhe sigurisht që kjo na mungoi në fillimi të sezonit. Kur luajta kundër tij, e kisha vënë re se sa i fortë dhe teknikisht i aftë ishte. E ajo që vërtetë më bëri përshtypje është motivimi i tij për të shënuar, ai pothuajse i thërret shokët e tij nëse nuk e merrte topin. Kishim nevojë për një sulmues si ai, aty përpara”.

Në fund, për të ardhmen e tij dhe fjalët e menaxherit të tij Raiola, i cili kishte vënë në dyshim qëndrimin e tij te Juventus, ka ardhur sqarimi: “Kam vënë re se klubi po më jep gjithnjë e më shumë përgjegjësi. Tani që Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci shpesh dëmtohen, ka akoma më shumë presion mbi shpatullat e mia, gjë që më pëlqen. E kuptoj që mund të marr një rol të rëndësishëm. Ne vazhdojmë të garojmë në tre fronte dhe po zbavitem shumë këtu. Kam vënë re që mësoj më shumë çdo javë dhe kjo më pëlqen shumë. Ajo që ka thënë Raiola ka ndodhur tre muaj më parë: shumë gjëra mund të ndryshojnë në kaq kohë. Për momentin jam i përqendruar plotësisht në këtë sezon”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *