• |
ide | kryesore

Nga Kievi, Fonseca mbërrin në Portugali: “Ukrainasit e kanë fituar tashmë luftën”

-Instant, Sport



Përfundon makthi për Paulo Fonsecan. Pasi arriti të largohej nga Kievi me familjen e tij, pas mesnatës ai u kthye në Lisbonë falë ambasadës portugeze në Ukrainë dhe presidentit të federatës portugeze të futbollit Fernando Gomes. “Ishte ora 4 e mëngjesit dhe dëgjuam bombat që binin në Kiev – u tha ai gazetarëve kur u kthye në shtëpi – Ishte momenti më i vështirë, na kapi paniku, morëm çantat tona, dolëm në rrugë, u përpoqëm të largoheshim nga Kiev në atë kohë, por në rrugën kryesore kishte shumë trafik. Prej aty shkuam në hotelin e presidentit të Shakhtar Donetsk. U ndjemë shumë të frikësuar nga bombat që binin pranë nesh. Nuk kishim dyshim se lufta kishte nisur “.

Fonseca, që të fundit ka drejtuar Romën përpara se të largohej në qershor 2021, është martuar me ukrainasen Katerina Ostroushko dhe kanë një djalë të lindur në 2019. Portugezi vazhdoi më pas duke rrëfyer udhëtimin e kthimit: “Ishte i vështirë dhe shumë i gjatë, pothuajse pa ndalesë praktikisht, gjithmonë me ndjenjën e rrezikut. Kjo ishte gjëja më e keqe. Kudo kishte radhë, nuk kishte as ushqim e as benzinë në zonat e shërbimit”.

Më në fund, një mendim për popullsinë ukrainase që kanë qendruar për të mbrojtur vendin e tyre. “Nuk kam fjalë ta përshkruaj. Ata po vuajnë shumë dhe po luftojnë fort për të mbrojtur atdheun e tyre. Presidenti Volodymyr Zelensky i pari. Kishte një listë të madhe njerëzish që donin të hynin në Ukrainë për të ndihmuar ushtrinë. Do të jetë e vështirë për këta njerëz, por besoj se tashmë e kanë fituar këtë luftë”, ka përfunduar Fonseca.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *