• |
ide | kryesore

Pas një beteje të ashpër ligjore, Kanye West i jep divorcin Kim Kardashian

-Instant, Paparazzi, Slider



Reperi i njohur, Kanye West ka vendosur së fundmi t’i jap divorcin Kim Kardashian.

Në një deklaratë për “Hollywood Unlocked”, Kanye tha:”Unë i kam kërkuar ekipit tim që të përshpejtojë zgjidhjen e martesës sime me Kim, në mënyrë që të mund ta kushtoj gjithë vëmendjen time te fëmijët tanë “.Pak ditë më parë, themeluesja e ‘Skims’ paraqiti dokumente të reja gjyqësore duke pretenduar se postimet e tij në Instagram ku ai detajonte disa nga problemet e tyre martesore, po e lëndonin emocionalisht dhe gjithçka që ajo dëshiron është të kenë një bashkëprindërim të mirë.Edhe pse West raportohet se ka paraqitur dokumente ligjore duke i kundërpërgjigjur pretendimeve të saj ai ka vendosur t’i jap fund grindjeve për hir të fëmijëve. Ish ciftu u divorcua më 19 shkurt pas 7 vitesh së bashku. Aktualisht, Kardashian është e lidhur me komedianin e ‘SNL’,Pete Davidson, ndërsa West me modelen Chaney Jones./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *