• |
ide | kryesore

Kërcënohet me vdekje, Drake merr urdhërmbrojtje ndaj fanses

-Instant, F1, Paparazzi



Reperi i njohur ,Drake ka paraqitur  një urdhër ndalimi të përkohshëm kundër një gruaje që ai pretendon se e ka përndjekur për vite me radhë.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Page Six, reperi akuzoi një grua 29-vjeçare se i kishte dërguar email kërcënues “duke i uruar vdekjen” dhe duke i thënë se ai duhet “të qëllonte veten dhe të birin me një plumb”.Gjithashtu  ajo u përpoq të kishte kontakt me të duke ngritur një padi joserioze prej 4 miliardë dollarësh, si dhe urdhrin e saj të ndalimit kundër tij.“Si rezultat i ngacmimeve dhe obsesionit të saj me mua, unë kam vuajtur dhe vazhdoj të vuaj shqetësim emocional dhe jam i shqetësuar për sigurinë time dhe të familjes sime,” është shprehur reperi.Ai ka kërkuar që gruaja të qëndrojë të paktën 100 metra larg tij, familjes dhe shtëpisë së tij.Kjo nuk është hera e parë që Drake gjendet në një situatë të tillë. Një vit më parë,  një tjetër fanse e armatosur me thikë u përpoq të futej në pronën e tij në Toronto./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *