• |
ide | kryesore

Lojëra fati të paligjshme në lokal, vihet në pranga19-vjeçai në Tiranë e shpallet në kërkim vëllai i tij

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka arrestuar një 19-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim vëllain e tij pasi akuzohen se ushtonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në lokal. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se në kuadër të operacionit “Brothers” u bë arrestimi i shtetasit N. S., 19 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, pronari i lokalit, shtetasi L. S., 31 vjeç, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *