• |
ide | kryesore

“S’ka BE e as NATO”/ 3 kushtet e rusëve që të ndalë menjëherë lufta në Ukrainë

-Instant, Lajme, Planet, Të fundit



Zgjidhja e konfliktit të Ukrainës mund të jetë e largët, kjo për shkak të tre kushteve që delegacioni rus ka vendosur kundrejt atij ukrainas. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar se Rusia mund të ndërpresë operacionet e saj luftarake në Ukrainë nëse kjo e fundit plotëson kërkesat e saj. Sipas Peskov, një ndër këto kushte është edhe fakti që Ukraina duhet ta njohë Krimenë si ruse dhe Donetsk dhe Luhansk si shtete të pavarura.

Zëdhënësi i Kremlinit shtoi se Ukraina duhet të ndryshojë kushtetutën e saj dhe të refuzojë pretendimet për të hyrë në çdo bllok, si NATO apo blloqe të tjerë. Ndërkohë sipas gazetarit bullgar Christo Grozev Kremlini, një kërkesë joformale që i është dorëzuar Ukrainës është që Zelensky të mbetet president, por Rusia të emërojë një kryeministër pro-rus. Emri i propozuar për kryeministër është ai i Yuruy Boiko. Boiko ka mbajtur detyrën e kryeministrit të Ukrainës nga 2012 deri në 2014. ©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *