• |
ide | kryesore

“30 orë pa ndalim, avionët na fluturonin mbi koka”: Fonseca rrëfen ikjen e rrezikshme nga Ukraina

-Instant, Sport



Portugezi Paulo Fonseca ishte kthyer të jetonte në Kiev me gjithë familjen, por në ditët kur shpërtheu lufta në Ukrainë ai u përpoq të ikte prej aty për t’u kthyer në Portugali, duke u gjendur përballë vështirësive të mëdha. Me fluturimet e bllokuara dhe rrugët e ngarkuara, ishte një sipërmarrje e vërtetë për teknikun të largohej nga Ukraina. Në një intervistë për Gazzetta dello Sport, trajneri ka rrëfyer përvojën shumë të keqe të përjetuar.

“Një makth. Ishte 24 shkurt dhe më duhej të nisesha në orën 10 për në Portugali, me gjithë familjen time, kur në orën 4.30 dëgjuam të binin bombat e para. U frikësuam. Shoku im Srna (drejtues i Shakhtarit) më ftoi të shkoja në hotelin Opera, ku ishte skuadra. U strehuam në një bunker. Aty ishte De Zerbi, ishin edhe brazilianët me familjet e tyre. Fëmijët flinin në dysheme, kishim frikë. Pastaj ambasada ime organizoi një mini-furgon dhe tre familje u nisem për në Moldavi. Ishte një udhëtim i tmerrshëm. Tridhjetë orë pa u ndalur asnjëherë, ndonjëherë në radhë me 5 km/h, me avionët që kalonin mbi kokat tona, postblloqet e shumta, ndërsa njerëzit përreth nuk gjenin as karburant e as ushqim.Vetëm kur arrita në kufirin me Rumaninë, nisa të qetësohesha, si të thuash. Gruaja ime qan gjatë gjithë kohës, sepse ne kemi miq dhe të afërm në të gjithë Ukrainën. Tani, përmes federatës sime, u bëra ambasador i paqes dhe ne punojmë për të gjetur strehim, punë dhe shkollë për refugjatët. Një pjese të vogël, sigurisht, nga dy milionët që po ikin”, tha Paulo Fonseca për La Gazzetta dello Sport, për arratisjen e tij nga lufta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *