• |
ide | kryesore

“Nëse luajmë si sot vështirë se do të humbasim ndeshjet e tjera”: Vanoli dështon në debutim, por sheh mbijetesën

-Instant, Sport



“I bëj komplimente Tiranës pasi e ka merituar vendin ku është. Të dhemb kur humb nga një paraqitje e tillë. Lojtarët treguan nivel shumë të lartë. E dinim që kemi përpara 11 ndeshje të forta. Nëse luajmë si sot vështirë se do të humbasim ndeshjet e tjera”. Një Rodolfo Vanoli grintoz e ambicjoz, që megjithatë ka keqardhjen për mënyrën se si humbi derbin Dinamo e tij, në ndeshjen e tij të parë në pankinë.

Tirana u imponua me një gol, që erdhi më tepër i pasojë e gabimit difensiv të bluve: “Sot luajtëm me këtë sistem sepse menduam se ishte më i përshtatshmi për ta vënë kundërshtarin në vështirësi. Më vjen keq për lojtarët e mi që bënë një lojë aq të mirë dhe nuk morën atë që merituan”.

Natyrisht tani renditja është e vështirë, me Dinamon të parafundit e katër pikë larg zonës së playout e 5 nga shpëtimi. “Për mua është ndeshja e parë sot dhe nuk shoh çfarë ka ndodhur më përpara. Mendoj se lojtarët mund të përmirësohen sepse janë akoma të rinj”, përfundoi italiani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *