• |
ide | kryesore

Shakira feston triumfin e Barcelonës në “Klasike”: foto me 4 gishta për të thumbuar Real Madrid

-Instant, Sport



Fitorja e bujshme 4-0 e Barcelonës në “Clasico” ndaj Real Madridit në Bernabeu ka entuziazmuar edhe Shakirën. Këngëtarja kolumbiane, bashkëshortja e mbrojtësit Blaugrana, Gerard Piqué, ka postuar në rrjetet sociale, imazhin e saj në të cilin buzëqesh dhe bën shenjën “4” me gishta. “Gerard nuk më lejon t’i them publikisht këto gjëra. Por vetëm ai me heroizmin e tij, mund të luajë kështu, duke kapërcyer çdo dëmtim apo dhimbje dhe gjithmonë duke dhënë gjithçka”, ka shkruar ajo. “Nuk është për shkak se ai është burri im, por ai është qendërmbrojtësi më i mirë në botë. E thashë më në fund.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *