• |
ide | kryesore

Pas akuzave për sulm seksual, Justin Bieber bën veprimin e papritur

-Instant, Paparazzi, Slider



Justin Bieber ka hedhur poshtë padinë për shpifje që kishte ngritur kundër dy vajzave anonime që e akuzuan atë për sulm seksual.

Këngëtari  i “Peaches” i kërkoi një gjykatësi të Los Anxhelosit të premten e kaluar që të pushonte çështjen.Një burim tregoi për TMZ se Bieber vendosi të hiqte dorë nga padisë, sepse ai ndjeu se e kishte shprehur mendimin e tij dhe donte të ecte përpara.

Ai  paditi dy vajza anoninime  për 20 milionë dollarë – 10 milionë dollarë secila – në qershor 2020, pasi ato pretenduan në Twitter se ai i kishte sulmuar seksualisht në 2014 dhe 2015.Justin mohoi me forcë pretendimet e tyre, duke deklaruar në dokumentet e gjykatës në atë kohë se ai kishte “prova të padiskutueshme ” që vërtetonin se akuzat ishin “gënjeshtra dhe të fabrikuara”.Themeluesi i Drew House gjithashtu pretendoi në padinë e tij se ai besonte se dy vajzat po punonin së bashku për të dëmtuar reputacionin e tij ose  ato mund të ishin potencialisht i njëjti person që operon llogari të shumta në “Twitter”.

Njëra nga vajzat, pretendoi se Bieber e kishte sulmuar atë ndërsa ishte në Austin, Teksas, për festivalin South by Southwest në mars 2014. Incidenti i supozuar ndodhi në një dhomë të Four Seasons, por artisti deklaroi se nuk qëndroi kurrë në hotel dhe në fakt kishte një pronë me qira aty pranë me të dashurën e atëhershme Selena Gomez.

Ndërsa akuzuesja e dytë pretendoi se ai e sulmoi atë në Nju Jork në mars 2015, kur  ishte në qytet për Met Gala.Padia e këngëtarit pretendonte se akuzuesja e dytë ishte një fansee cilapriste jashtë hoteleve të tij dhe se ajo pranoi në Twitter se nuk e kishte takuar kurrë atë në datën e sulmit të supozuar.Bieber, i cili është i martuar me Hailey Baldwin që nga viti 2018, pohoi gjithashtu se ai kishte shkuar në një festë private pas Met Gala, duke thënë në dokumentet e gjykatës se kishte prova me foto./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *