• |
ide | kryesore

Pjesa e mbetur e Bashës s’mund të kerkojë bashkim. Të krijojnë një parti të re

2, Ide



Përmes një deriçke të ngushtë e të vogël, në cepin e majtë të selisë së Partisë Demokratike, hyjnë e dalin vazhdimisht zyrtarucë, deputetë apo kryetarë degësh. Nxitojnë sapo futen në oborr, ulin kokën që t’i zërë deriçka ose e godasin me shkelm atë si shenjë nervozizmi…

Në fakt ajo deriçkë e ngushtë dhe e vogël është metafora më e saktë e asaj që ka ndodhur me Partinë Demokratike pas 25 Prillit. Godina e stërmadhe, si han pa porta, dhe me një oborr të zhurmshëm është kthyer në një “kthinë” së cilës i ka mbetur vetëm logo si sharmi i një të shkuare të largët e të lavdishme.

Fillimi i fundit të kësaj partie, të atrofizuar në gjithë trupin e saj, ndodhi kur Departamenti i Shtetit Amerikan shpalli “non grata” Sali Berishën.

PD vetëm emrin kishte demokratike por në thelb të saj ishte autoritarizmi dhe besnikëria ndaj njëshit. Provat i kishte dhënë qysh në krye të herës dhe në vazhdimësi. Nga trupi i saj shkëputeshin vazhdimisht ambiciozë të zhgënjyer që përmendnin “fjalën e lirë”, “demokracinë e brendshme” apo kritikonin autoritaritetin absolut të Berishës. Por riktheheshin si manarë të bindur sapo afronin zgjedhjet. Ata i shërbnin Partisë për trukun e radhës, demokracinë, tolerancën, “fillimin e ri” dhe merrnin në këmbim poste minsitrore apo deputeti.  Ky dorëzim i vazhdueshëm i disa personaliteteve e rriti autoritetin e Berishës në Parti duke e kthyer në lider absolut të saj.

Ndryshimet kushtetuese të 2008-ës ishin edhe dorëzimi praktik i çdo zëri të pavarur. Kryetari i Partisë mori të drejtën nga Kushtetuta të emëronte të paktën 60 deputetë sipas dëshirave të tij ekskluzive. Aty demokracia vdiq.

Dhe jo vetëm në PD.

Ato ndryshime e bënë karrigen e Kryetarit të Partisë sa të një monarku partiak. Edhe më demokrati do të bëhej autoritar. Sa më i madh autoriteti ligjor i karriges aq më e vështirë bëhet rrëzimi nga ajo karrike dhe vetëbesimi te aftësitë çudibërëse të saj. Ajo kthehet në një lloj “llambe aladini” që shndërron vartësit në servilë e servilët në deputetë. Ndërsa kundërshtarët në të papunë “jashtë oborrit të Partisë”.

Pikërisht ato kompetenca e morën në qafë Bashën. “Bythët” e tij ishin mjaft të vogla për të mbushur karrigen e stërmadhe ku ishte ulur. Kauzat e dështuara, paqëndrueshmëria, gafat politike të vazhdueshme e kthyen Kryetarin “bythëvogël” të kolltukut të madh në një personazh memesh. Ai nuk dinte sesi të menaxhonte atë Karrige. Atij i pëlqenin metodat berishiste të drejtimit por nuk e kishte sharmin berishian të sulmit të emocioneve të publikut. Ai kujdesej që çdo përgjegjësi të një vendimi të madh ta ndante me të tjerë dhe sidomos me Berishën duke krijuar perceptimin e një dualizmi në drejtimin e Partisë. Ishte tmerrësisht i pasigurtë dhe i paqartë në finalen e vendimeve të veta. Dhe mbi gjithçka, Lulzim Basha i bënte llogaritë gabim. Jo vetëm gafat legjendare aritmetike. Ato janë më të falshmet.

Të gjitha vendimet e tij të mëdha politike janë një gabim i madh. Duke filluar nga braktisja e Reformës Territoriale, Çadra, dorëzimi i mandateve, bojkoti i zgjedhjeve lokale etj etj.

Në çdo vendim të tij lexohej paqartësia. E thënë me dashamirësi. Ishte padyshim njeriu i gabuar për një Parti që synon pushtetin. Hija e Berishës e mbuloi në çdo dekik të kryetarësisë së tij dhe ky ishte gabimi i parë dhe më i madh i tij. Ai nuk e kishte vendosmërinë të ndahej me Berishën megjithëse e donte me gjithë shpirt atë ndarje. Sepse ishte frikacak se çfarë do të ndodhte. E mori atë vendim shumë vonë, vetëm kur mendoi se aleati i tij i ri vlente më shumë se Berisha.

********

Ditën e 09 Shtatorit ai vendosi të krijojë Partinë e vet. Për herë të parë mori një vendim të denjë për karrgen e rëndë në të cilën ishte ulur. Si të gjithë frikacakët që nuk kanë marrë kurrë vendime vetë edhe Basha nxori përpara mburojën amerikane. E bëri Berishën hero atë ditë. Me shpresën se do e këpusë qafën dhe ta lërë atë të mbretërojë i lirë.

Por i bëri sërish llogaritë gabim.

Ai mendoi se Karrigia e rëndë e Kryetarit dhe ndihma e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të mjaftonin. Shto këtu edhe ligjërimin proamerikan e modern, teknokratët e papërlyer që e rrethonin apo gazetarët e blerë. Ditë pas dite, retorika e mbështetësve të tij bëhej më  e ashpër, më tallëse ndaj Berishës dhe thellësisht proamerikane. Dalngadalë në media po krijoheshin kamikazët anti- Berishë që arsyetonin mirë dhe ishin debatues të vështirë e shpesh fitues nëpër studio televizive.

Po sulmonin zemrën e elektoratit të PD-së, Sali Berishën. Jo pa sukses.

Por kjo bëri efekt të kundërt në elektoratin e PD-së. Pika e fortë e tyre nuk është arsyetimi por emocioni. Ata që mendonin se me arsyetim do i mbushnin mendjen bazës së PD-së e kishin gabim. Ai elektorat është mësuar me patetiken, emocionin. Ai e do Sali Berishën si personin që i ka sjellë në pushtet për 13 nga këto 30 vjet. E do për karizmën e pashoq, retorikën zhurmuese e sharmin e lidershipit . Ai elektorat pa tek Berisha viktimën e një skuthi të pabesë. Ai pa te Lulzim Basha servilin e Yuri Kim, mbështetëses më të madhe të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Strategjia e Berishës për të sulmuar emocionet e bazës, përmes largimit të Amerikës në retorikën e tij si pjesë e konfliktit, pati efekt të jashtëzakonshëm. Epitetet “besëpreri”, “pengu” dhe sjellja si viktimë e një konspiracioni ndërkombëtar që përfshinte Xhorxh Sorosin, Edi Ramën dhe Yuri Kim ishin mjaft bindës për ta. Ata besonin thellësisht se Sali Berisha nuk është njeriu më i korruptuar që ka qeverisur këtë vend. Krahasimi me Edi Ramën dhe qeverisjen e tij e bënin Berishën të dukej kristal në sytë e tyre.

Sa më shumë Kim afrohej me Bashën dhe PD-në e vulës aq më shumë shtohej inati dhe armiqësia e një pjese të madhe të bazës së PD-së. Adaptimi i gjuhës së ashpër nga Basha dhe mbështetësit bënë të ndaheshin edhe të tjerë njerëz që deri atë ditë kishin qenë të dyzuar. Si mund të quash pjesë të “Trekëndëshit të Bermudës” njeriun që vetëm para një muaji e ke cilësuar botërisht “udhëheqësin shqiptar që ka dhënë kontributin më të çmuar për zhvillimin e vendit dhe forcimin e demokracisë”? Çfarë është ky hipokrit që të bardhën e bën të zezë dhe e kundërta, pa iu dridhur qerpiku? A mundet të ndërtohej e ardhmja me të?

Një rol të madh në katastrofën elektorale të “kthinës” që akoma mban vulën e PD-së pati edhe bashkimi në llogoren e Bashës së gjithë enturazhit propagandistik të Ramës. Mero Baze, Baton Haxhiu, Carlo Bolino, Frrok Çupi e të tjerë pena proqeveritare u lëshuan në sulmin e fundit, atë vdekjeprurës ndaj Sali Berishës dhe në mbrojtje të Lulzim Bashës. Elektorati i PD-së ishte mësuar t’i kishte kundër këta. Ata ishin “mercenarët” e Ramës, ideologët e tij. Nëse këta e mbronin Bashën, retorika e pengut merrte argument. Padashje Berisha fitoi aleatë aty ku nuk e priste. Kur Yuri Kim bëri thirrje në mes të fushatës për “kujdes” se mos votoni “non gratën”, me shumë gjasë votat për Berishën ishin më të pakta. Ato u rritën ndjeshëm pas asaj deklarate.

******

Pas rezultatit katastrofik të PD-së dhe dorëheqjes së Lulzim Bashës, pjesa e mbetur e Partisë së kthinës ka vendosur të vërë kushte për bashkim. “Kushti i panegociushëm” i tyre është mosqënia e Sali Berishës kandidat për Kryetar i Partisë. Ia bëjnë këtë kërkesë të tjerëve, anëtarëve të Grupit të Rithemelimit. Kjo është një nonsens i madh. Tregon që nuk kanë mësuar asgjë nga 06 Marsi. Ato 60 mijë vota që mori Shtëpia e Lirisë janë të Sali Berishës. Ai e bëri fushatën personale dhe i mori ato vota. Nëse do të duhet t’i drejtoheni dikujt aty ky është vetë Sali Berisha.

Por edhe vetë ftesa për bashkim është nonsens. Partia e kthinës është proamerikane ndërsa grupimi i Komisionit të Rithemelimit është në kontradiktë të hapur me amerikanët. Atëherë si i ftoni të bashkoheni?!

Ajo që duhet të bëjë Partia e kthinës tani është të mbajë bërthamën amerikane, t’i mbetet besnike tezave të veta dhe të elaborojë ligjërimin e vet politik siç e kishte nisur. Duke themeluar një parti të re. Por nuk mund ta bëjë këtë në selinë e Partisë Demokratike dhe me vulën e saj. Ajo Parti dhe ajo seli tashmë u takon të tjerëve.



10 Comments

  1. Arsyeja e vertete se pse demokratet e mbeshteten Berishen pas shpalljes nongrata, nuk eshte emotiviteti por vetedijshmeria se atij i eshte bere nje e padrejte. Emotiviteti shpjegon atmosferen qe shoqeroi kete mbeshtetje.
    Nese nongrata e Berishes do te ishte pikerisht ashtu sic pretendohet nga burokratet e DS, ne rastin me te mire, demokratet do te tregoheshin indiferente.
    Analistet qe shpreheshin kunder Berishes ne studiot televizive, nuk kane qene asnjehere ne epersi argumenti ndaj kolegeve te tyre qe e shihnin nongrata-n si te stisur; dhe kjo, jo se jane me pak te mencur se koleget debatues por, se edhe ata ne mendjen e tyre jane te bindur qe Berishes i eshte bere hile dhe nongrata nuk eshte per ate arsye qe ata mbrojne publikisht. Numri i madh i gazetareve dhe analisteve anti-Berishe nuk perben argument perballe te vertetes; aq me teper kur ajo duket qarte dhe e kuptueshme per te gjithe.
    Ajo qe ka bere diferencen ne debatet publike televizive per ceshtjen “nongrata”, ka qene dyshja Lubonja-Bushati. E kam thene edhe radhe tjeter kete. Jane te dy te njohur per bindjet e tyre te majta, porqe pavaresisht bindjes jane realisht te pavarur ne opinionet e tyre; antiberishiste konsistente, antiberishizmin e te cileve, askush nuk guxon t’ua konstestoje, pervec anonimeve ne internet, qe edhe keta jo se nuk e dine, por eshte marazi se dy pesha te renda te opinionberies, aq me teper socialiste ne ideologji, mbajne anen e “gabuar”.
    Argumentet e Lubonja-Bushatit i kane thene edhe opinioniste te tjere, te respektuar pse jo, por eshte tjeter gje kur e verteta ( e nongrata-s) thuhet me gojen e anti-berishisteve te njohur; ajo merr besueshmerine qe meriton.
    Sa i perket sugjerimit per krijimin e nje partie te re nga bashistet, mendoj qe eshte i kote; ata e dine qe nuk kane asnje shans; as teorik madje; dhe kjo per shkak te historise se mbushur plot me krijime partish te reja nga te larguarit nga PD ne keto 30 vite; kane qene pesha me te vertete te renda ata qe e kane provuar kete rruge dhe nuk ia kane dale; perkundrazi, jane kthyer perseri tek Berisha. Keta te sotmit jane pa peshe fare.
    Ajo qe kane ne dore tani per tani, eshte Logoja dhe Selia – kjo shpjegon edhe arrogancen e tyre te cuditshme. Ne momentin qe Berisha merr Logon dhe Seline, keta behen hic, sikur te mos kishin ekzistuar fare; po ashtu edhe problemi qe kane krijuar dhe qe po e mbajne gjalle artificialisht – kjo shpjegon edhe qetesine e cuditshme te Berishes.

    1. Pas shpalljes non grata të Berishës nga DASH, edhe unë si një mbështetës i vjetër i tij, veçanërisht kur e dëgjova të deklaronte publikisht se ai nuk do ta implikonte Partinë demokratike të krijuar prej tij në këtë non grata, por do ti dilte vetë punës duke rivënë në vënd dinjitetin e tij e të familjes në rrugë gjyqësore, pata përshtypjen se atij i është rënë kot në qafë me akuzat e pa faktuara.
      Vazhdoj të besoj edhe sot, se autor i asaj non grata, është soroisti i korruptuar Edvin Rama.
      Ajo që ma ka lëkundur disi këtë besim, është ndryshimi me 180 gradë i qëndrimit të Berishës, ndaj njeriut të tij më të afërt, Bashës, pas 9 shtatorit të vitit të kaluar.
      Për 16 vite rrjesht, Basha ka qenë për Berishën politikani më i preferuar e më i vlerësuar prej tij.
      Kur Basha “i plotësoi” dëshirën duke ju bindur kërkesës e deklaratës amerikane që të shpëtonte PD nga ndikimi i “liderit historik”, Berisha e haroi premtimin e shpallur publik se nuk do ta implikonte PD për problemet “personale” e ju vërsul me tërbim “nxënësit” të tij.
      Deri në 9 shtator, me përjashtim të disa qejfmbetësve nga Berisha si Patozi e Topalli që u bënë xhelozë se pse ai nuk i mbështeti ata, po Bashën, dhe të disa kandidatëve në zgjedhjet e fundit në PD për kryetar partie që dështuant me një shumicë të madhe votash kundër, të gjithë të tjerët ishin të një mëndje se nuk kishte humbur PD apo kryetari Basha, po zgjedhjet i fitoi Rama me një masakër zgjedhore akoma më të madhe se ajo e 2017-tës.
      Sapo Berisha doli në skenë për të rimarë frerët në foltoret duke akuzuar Bashën si humbës, u harua masakra zgjedhore , e delja e zezë e PD u bë Basha.
      Në morinë e abuzimeve që bëri Rama me masakrën e tij zgjedhore, veç ndryshimeve të bëra me parlamentin e “kërpëratave”, një rol të rëndësishëm kishte edhe modeli i listave zgjedhore që favorizoi socialistët, ku në vënd të emrave të kandidatëve, u vendosën numurat e tyre.
      Pasojë vetëm e këtyre listave, prodhoi mbi 80 mijë vota të pavlefëshme.
      Si përfaqësues juridik i PD në KQZ , ishte një djalë i ri anemik, me emrin Ivi Kaso.
      Vetëm nga pa aftësia juridike e këtij djali, që nuk arriti të pengojë KQZ të miratonte listat qesharake. me numura,, opozita më së paku humbi nja 5-6 deputetë.
      Është pikërisht po ky jurist , sëbashku me juristin tjetër që drejtoi grupin e negociatave si përfaqësues i PD me Damian Gjiknurin, zoti Bylykbashi e që dështoi edhe ai, që sot akuzojnë Bashën si “humbës i madh”
      Bajlozi Basha i paska pasur të gjitha fajet e duhet të rivijë bajlozi Berisha që të rifitojë PD
      Po a nuk kishte Basha si kryetar në hije edhe gjatë 8 viteve në opozitë Berishën ?
      Z.Mulosmani rekomandon që Basha të krijojë një parti të re.
      Partia demokratike shqiptare është antare e grupit të partive popullore të djathta europiane.
      Është Berisha që e deklaroi grupin e tij aleat me LSI socialiste, si një parti “të re” republikane konservatore duke ja rëmbyer kështu Fatmir Mediut partinë e tij.

  2. Shkrim i gjate qe nuk do te shoh realitetin e PD nen optiken e shqioptareve. PD se bashku me Saliun e LSI e Nard Noken moren 25% te elektoratit votues. Saliu ska per tu votuar nga shqiptaret per tu bere kryeminister sepse nuk ka moshe per te fituar, plus armiqesia me SHBA. Kush mendon se shqiptaret nuk bejne llogari do zhgenjehet. Mentaliteti bolshevik i ithtareve te Berishes i shkon per shtat poezia e Majakovskit e vitit te larget 1917 “Kur themi Partia nenkuptojme Leninin e kur themi Lenini nenkuptojme Partine”

  3. Plotesisht dakord me shkrimin.
    Mund te shtoja qe mund te krijojne dhe ojq ne fillim si nisma thurje pasi nuk e kalojne pragun elektoral, si dhe te dalin neper media me fotot me ambasadoren.

    Ngaqe nuk kane luftuar per ate karrige nuk e dine sesi fitohet ajo dhe mendojne se mund ta mbajne me procedura dhe teknika burokratike….

  4. More Ermal,gjithmone,as mish-por as ,peshk.I ke rene shume gjate,more djale dhe nuk po te marrim vesh.Ke shkruar ,njelloj si : nje ere mali,qe krijon vetem turbullira,duke kaluar vetem grykave te maleve.Keto erera,bejne shume deme,por ti nuk e dike,se pervec demeve,ajo edhe pastron ajrin,nga cdo pluhur.Dhe qe t’a mesosh,edhe TI,lexoje sot vendimin e gjykates,qe te ftillohesh,se pari ti vete,si shume i turbulluar qe je,e pastaj edhe komentuesit qe te kane ndjekur,para meje.

    1. Krist – te rekomandoj ta lexosh perseri shkrimin. Per ty do te thoja lexoje 3 here dhe me fjalor shqiptar. Shkrimi mund te jete pak i gjate por zberthen esencen e “Partia eshte Berisha, dhe Berisha eshte partia.” Sa te jete Berisha ne kete toke, kjo nuk do te ndryshoje. Ky slogan nuk ndryshon aspak nga slogani i Enverit dhe Leninit. Ky eshte pasqyrim i qarte qe mentalitetet dhe kultura e popullit shqiptar per udheheqesit hyjnor dhe gjigande duan disa breza te ndryshojne.

  5. Shkrim me percares dhe te turpshem nuk kam lexuar. Kurre si demokrate nga dita e pare nuk pranoj diktatin e te shkuares. Gjithmone do mbroj bindjet e mija te djathta . Vetem fjala turp dhe keqardhje me vjen ne mendje tani.😡😡

  6. Ministrate e Brëndshëm të PD, që shkonin në Lazarat me “vizë” nga Sali Berishë, apo vjedhja e vërtetë e shekullit, afera CEZ-DIA, 21 Janari, Vjedhja katastrofale e rrugës së Kombit, që edhe sot taksa paguesit shqiptar vazhdojnë të paguajnë miliona euro, që kjo aferë të mbyllet, tjetërsim prone i dhëndrrit te Klubi Partizani dhe milionat e hedhur nga “non grata” Sali Berisha, pa dhënë asnjë shpjegim se ku merren këto para, sepse ngrehina Foltore nuk ka asnjë qindarkë fond nga buxheti i shtetit.O mulosman nga pjesa e salihut dhe ti nje shpellkar ngele

  7. PeDja eshte nje bande e shpartalluar totalish nga Edi Rama dhe asgje nuk e ngre dot ne kembe jo me nje rrot kari si Salih Plehu.Karlliqet qe shkruajne zorretharet e PeDes te bein per te qeshur. Karlliqet qe flet dhe enderron Salih Plehu te bein te dhjesesh Non Grata do paguaj per te gjitha krimet ndaj shqiptarve Ky kelysh i UDB e ka mbushur kupen qe 25 vjet me pare

  8. në trurin e tij, ai ka rikthyer vizën amerikane, ka hequr “non grata” familjarisht, ka gjunjëzuar Biden dhe Blinken, ka ndaluar Yuri Kim të shkojë tek zyra e tij tek SHQUP-i, dhe po ndalon Edi Ramën të zgjedhë dhe presidentin. Kot nuk ndalon dhe Putinin të mos vazhdojë më luftën në Ukrainë. Çka më shumë Putini se ai, në fund të fundit. Ai ka pushtuar Vorën, ndërsa Putini nuk po pushton dot Kievin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *