• |
ide | kryesore

Travis Scott performon për herë të parë pas tragjedisë “Astroworld”

-Instant, Paparazzi, Slider



Travis Scott performon për herë të parë pas tragjedisë “Astroworld”

Reperi i njohur ,Travis Scott ka performuar së fundmi në një festë private para Oscars në Los Angeles ditën e shtunë.

Reperi këndoi këngën e tij hit “Sicko Mode”, siç shihet në videot e kapura nga fansat në mediat sociale.Ai ishte veshur me një kapele bejsbolli të zi , një xhaketë lëkure të zezë, një bluzë grafike dhe një varëse ari.

“Darren Dzienciol dhe Richie Akiva mbajtën Oscar Bash-in e tyre vjetor mbrëmë, ku Travis Scott bëri një performancë të parë surprizë që nga Astroworld u shprehnjë burim për Page Six.
Travis performoi para dhjetëra të famshëmve, duke përfshirë Leonardo DiCaprio, Tobey Maguire, Venus dhe Serena Williams, Tyga, YG dhe Kaia Gerber, sipas TMZ.

Performanca e Scott shënon herën e parë që ai është në një skenë që nga festivali i tij i nëntorit 2021 në Hjuston ku ndërruan jetë 10 fansa dhe u plagosën qindra të tjerë.Artisti i “Goosebumps” u përball me kritika pasi vazhdoi të performonte në skenë pavarësisht se fansat i lutën të ndalonte pasi gjërat dolën jashtë kontrollit./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *