• |
ide | kryesore

Enkelejd Alibeaj bëhet i gjallë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Enkelejd Alibeaj ka kërkuar mbledhjen me urgjencë të Këshillit të Mandateve në Kuvend për kërkesën e SPAK që të autorizohet arrestimi i deputetit te PS, Alqi Bllako.

Alibeaj ka reaguar, edhe pse nuk kuptohet nëse flet në cilësinë e kreut të grupit parlamentar të PD-së, funksion që ia njeh edhe Komisioni i Rithemelimit dhe Gjykata, apo flet në cilësinë e kryetarit të komanduar të PD-së, për të cilin pretendonte vetë të premten se ishte akoma.

“Pasi jemi njohur nëpërmjet medias me kërkesën e SPAK për kërkesën për autorizim për procedim, kërkojmë mbledhjen e menjëhershme të Këshillit të Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, për të shqyrtuar mandatin e deputetit të PS, Alqi Bllako, ndaj të cilit është vendosur masa e arrestit për aferën e inceneratorëve.

Nuk duhet pritur më asnjë minutë. Koha është tani.

Partia Demokratike është e vendosur për ta çuar deri në fund këtë çështje dhe inkurajon drejtësinë të zbardhë deri në fund vjedhjen e shekullit dhe të vendosë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit, deri tek zyrtari më të lartë i përfshirë.” – u shpreh Alibeaj. ©Lapsi.al 

Lexo më tej: SPAK pret fletë arrestet për deputetin Alqi Bllako dhe 20 zyrtarë 



3 Comments

  1. enkelejdit i ka ngelur te beje shume gojore, sepse i ka bere kur ishte i vogel, shko qiu me te tjeret o bytheqire

  2. Po salih karaxhic berish,si kryeKari i ri i pd pse nuk ka folur deri tani,cfare e pengon salihun e kapur peng nga likja meta per kete rrogtarin e lsi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *