• |
ide | kryesore

Pasojat me të cilat mund të përballet Will Smith pas incidentit në Oscars

-Instant, Paparazzi, Slider



Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka dënuar së fundmi veprimet e Will Smith gjatë Oscars  dhe nisi një hetim për goditjen e tij me shuplakë ndaj prezantuesit Chris Rock.

Në një deklaratë të hënën, The AMPAS tha: “Akademia dënon veprimet e zotit Smith në shfaqjen e mbrëmshme. Ne kemi filluar zyrtarisht një shqyrtim zyrtar rreth incidentit dhe do të shqyrtojmë veprimet dhe pasojat e mëtejshme në përputhje me aktet nënligjore, standardet e sjelljes dhe ligjin e Kalifornisë.” Një mbledhje urgjente e bordit të guvernatorëve të Akademisë është thirrur për të mërkurën.Pasojat e mundshme për një sjellje të tillë përfshijnë përjashtimin, qortim publik ose privat dhe revokimin e çmimeve të Akademisë të fituara nga një shkelës.

Disa anëtarë të Akademisë, si shkrimtari-producent Marshall Herskovitz, kërkuan që akademia të marrë masa disiplinore kundër Smith. “Ai turpëroi gjithë komunitetin tonë sonte”, shkroi Herskovitz në Twitter. Ndërsa, Whoopi Goldberg, një anëtare e bordit të guvernatorëve deklaroi të hënën në The View: “Ne nuk do t’ia marrim  Oscar. Do të ketë pasoja, jam e sigurt.”

Incidenti ndodhi pas batutës që komediani,Chris Rock bëri ndaj stilit të flokëve të  Jada Pinkett e cila vuan nga alopecia.Menjëherë pas shakasë, Will u ngjit në skenë dhe goditi me shuplakë Chris. Ai filloi t’i bërtiste: “Mbaj emrin e gruas time larg nga goja jote e ndyrë”. Pasi fitoi cmimin si aktori më i mirë për rolin  në “King Richard”, ai kërkoi falje publike të hënën për aktin e tij të dhunës ndaj Rock.

“Do të doja të të kërkoja falje publike, Chris”, shkroi Smith . “Gabova. Jam i turpëruar dhe veprimet e mia nuk ishin tregues i mashkullit që dua të jem. Nuk ka vend për dhunë në një botë dashurie dhe mirësie.”/Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *