• |
ide | kryesore

Mot i keq shkakton aksident në Gjirokastër/ Makina përplaset me bordurën, mbetet i plagosur drejtuesi

-Instant, Lajme, Të fundit



Mot i keq, me reshje të dendura bresheri, ka shkaktuar një aksident në hyrje te qytetit te Gjirokastrës. Ngjarja ka ndodhur tek kthesa e unazës se qytetit ne lagjen “Gërhot”. Mësohet se një autoveturë, e cila vinte nga Tirana në drejtim te Gjirokastrës, ka rrëshqitur dhe është përplasur me bordurën metalike. Duhet theksuar se rruga ishte e mbushur me breshër.

Për pasojë, drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime në gjymtyrë dhe është dërguar me urgjencë ne Spitalin Rajonal te Gjirokastres. Nuk dihet ende gjendja shendetesore e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *