• |
ide | kryesore

Ibrahimaj: Rritja e çmimeve do të zgjasë edhe vitin tjetër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj në konferencën për shtyp deklaroi se rritja e çmimeve për produktet ushqimore dhe pijet joalkoolike do të vazhdojnë edhe pas 2022.

Përveç bordeve për kontrollin e çmimit të karburanteve, të produkteve ushqimore, si miell, sheqer, oriz dhe vajin e lulediellit, do të ngrihet edhe bordi për çmimin e inputeve bujqësore.

Znj. Ibrahimaj theksoi se sipas skenarëve më pesimiste do të shikohet mundësia që ata që konsumojnë më tepër të paguajnë më shumë taksa.

“Kemi ngritur bordin e transparencës të çmimeve të produkteve të shportës dhe jemi kujdesur të përcaktojmë formulën për marzhet e tregtarëve. Ndryshe nga karburantet, për produktet ushqimore ka një tjetër specifikë ushqimesh dhe për disa marka. Në mbledhjen e mbajtur 1 prill bordi i transparencës vendosi marzhet e tregtarëve për miellin, orizin, sheqerin dhe vajin e lulediellit. Për secilin produkt janë përcaktuar disa marzhe dhe me çmime referencë, që nuk do të jenë më të larta se ato të përcaktuara.

Jemi në diskutime për të përcaktuar të njëjtën metodologji për inputet bujqësore, për të garantuar furnizimin për një periudhë minimale prej 3 muajsh. Në të gjithë parashikimet e ministrisë inflacioni i ushqimeve do të zgjasë më shumë se në harkun kohor të këtij viti”, pohoi ministrja Ibrahimaj.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë u ndal edhe te treguesit ekonomik. “Për sa i përket treguesve për 2 muajt e parë të vitit të ardhurat janë rritur 26% krahasuar me janar-shkurt 2021 apo 18,1 mld lekë më shumë. Çmimet e rritura kanë pasur kontribut me 1,9 mld lekë për të ardhurat.

Fiskalizimi ka vijuar ecurinë pozitive ku 100% e biznesit të madh janë të pajisur me certifikatë elektronike dhe janë fiskalizuar. 81,1% e biznesit të vogël që kanë filluar fiskalizimin. Sipas pritshmërive tona fiskalizimi përfundon në fund të 6 mujorit të këtij viti për të gjitha subjektet.

Biznesi i madh ka 1% më shumë të punësuar se dhjetori i vitit të kaluar, 52% e të punësuarve janë në shërbime, vjen e ndjekur nga prodhimi, dhe tregtia.

Inflacioni në muajin shkurt 3,9% është më i ulëti se vendet e rajonit. Këto shtete janë ndikuar më tepër nga kriza e ofertës që vitin e kaluar. Ndërsa kërkesa ka qenë më e lartë.

Në Shqipëri çmimet e energjisë kanë qenë më të kontrolluara, për këtë arsye inflacioni ishte më i ulëti në rajon. Shifra më shqetësuese ka qenë inflacioni 6,9% e shkurtit për çmimet e produkteve ushqimore dhe pijeve joalkoolike. Në muajit në vijim të pësojë rritje, dhe për këtë korrigjuar.

Rritja ekonomike do të jetë 3,2% nga 3,5% e parashikuar dhe inflacioni vjetor do të shkojë 4,5%.

Kemi shkurtuar 9,8 mld lekë investimet publike dhe kemi shkurtuar shpenzimet operacionale për të mundësuar financimin e paketës të rezistencës sociale.

Nga ana tjetër ka 20 mld lekë alokim nga buxheti i shtetit për të mbajtur të pandryshuar çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët dhe biznesin e vogël”, tha Ibrahimaj./Monitor



7 Comments

  1. Teksa jo vetem vendi yne po kalon nje krize duhet te pershtatemi dhe te mundohemi ta kalojme kete situate pa ofendime dhe pa akuza

      1. Vetem mobiljet e reja,kujdes aman.
        Si mund te rrini ju neper zyra me mobilje dosido,aq me teper kur ne ato zyra behen hesape per miliona,qe edhe pse ky popull eshte kaq i varfer,per ju gjenden gjithmone.
        Po per çmimet,edhe dy,tre vjet po deshet ju,jemi mirkuptues ne,mos ji po deshe.
        Vonon po nuk harron,kujdes.
        Kujtohuni qe jeni qenie njerzore,diku thelle duhet te jete miresia,kerkojeni dhe do shihni vete ne çmostra jeni shnderruar.Jeni per tu meshiruar.

    1. O zot o zot, ma kepute shpirtin:) ma nxorre ushqimin qe hengra kur lexova kete komentin tend o reptil rilindje.

  2. O boss,nese e ke me komentin e “une”,spaske kuptu asgje.
    Eshte e tera nje ironi.
    Reptilave te rilindjes i them te hapin zemren dhe ndoshta do e kuptojne se çpo i bejne ketij vendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *