• |
ide | kryesore

Forbes/ Kjo është lista e më të pasurve në botë për vitin 2022

-Instant, Paparazzi, Slider

Sipas listës së përvitshme të Forbes, këtë vit ka më pak miliarderë në botë dhe pasuria e tyre vlen $400 miliardë më pak krahasuar me një vit më parë.

Pavarësisht luftës, pandemisë apo rënies së tregjeve, në total 236 njerëz (nga 493 në 2021) u bënë miliarderë përgjatë vitit të shkuar.


Kjo listë përfshin 34 vende të ndryshme. Vetëm Kina arriti të ketë 62 miliarderë të rinj, pavarësisht periudhave të vështira.

Në vend të dytë renditet SHBA me 50 miliarderë të rinj, përfshi këtu 28- vjeçarin Gary Wang ($5.9 miliardë), i cili është bashkëthemeluesi dhe shefi i teknologjisë së shkëmbimit të kriptovalutave ftX me bazë në Bahamas.

Vendin e tretë e zë India me 29 miliarderë të rinj. Nga lista e publikuar rezulton se vetëm 33 nga 236 miliarderët e rinj janë gra.

Emrat e miliarderëve që kryesojnë listën këtë vit:

Kreu i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, ia doli t’ja kalonte Jeff Bezos dhe u bë njeriu më i pasur në planet.

Për herë të parë, Musk është në krye të listës së miliarderëve botërorë.

Që nga 11 marsi, biznesmeni regjistronte një pasuri rreth 219 miliardë dollarë, pasi pasuria e tij u rrit me 68 miliardë dollarë vitin e kaluar, pas një rritjeje prej 33% në çmimin e aksioneve të Tesla.

Pasuria neto e Musk është 48 miliardë dollarë më shumë se pasuria e Jeff Bezos, i cili ra në vendin e dytë për herë të parë në katër vjet për shkak të një rënie prej 3% të aksioneve të gjigantit të tij të shitjes me pakicë Amazon.

Për më tepër, miliarderi vlerësohet se me rritjen e donacioneve për bamirësi, ka fshirë 6 miliardë dollarë nga pasuria e tij neto, e cila tani është $171 miliardë.

Manjati francez i luksit Bernard Arno zuri vendin e tretë në renditje, me një pasuri të vlerësuar prej $158 miliardë. Kreu i LVMH vlerësohet se i shtoi pasurisë së tij 8 miliardë dollarë vitin e kaluar.

Vendin e katërt e zë Bill Gates me $118 miliardë, ndërsa Warren Buffett është në vendin e pestë në listën e miliarderëve të renditur sipas Forbes.

Radhëve të të pasurve i është shtuar këtë vit edhe Rihanna, duke u bërë miliarderja e parë e Barbados.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.