• |
ide | kryesore

Lufta në Ukrainë, Greqia dëbon 12 diplomatë rus

-Instant, Lajme, Planet



Greqia këtë të mërkurë ka shpallur non grada 12 diplomatë rusë që po kryenin misionin e tyre diplomatik.

Mediat vendase bëjnë me dije se ministria e Jashtme ka dëbuar nga vendi 12 anëtarë të Misioneve Diplomatike dhe Konsullore të Federatës Ruse, të akredituar në Greqi.

Vendimi është marrë në kuadër të luftës në Ukrainë ku deri më tani janë vrarë mijëra civilë dhe janë shkatërruar qindra ndërtesa.

Dëbimi i tyre është bërë në përputhje me dispozitat e Konventës së Vjenës të vitit 1961 për Çështjet Diplomatike dhe Konventës së Vjenës të vitit 1963 për Çështjet Konsullore.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *