• |
ide | kryesore

Pete Davidson prezanton Kim Kardashian me familjen e tij

-Instant, Paparazzi, Slider



Kim Kardashian dhe Pete Davidson thuhet se së fundmi  kanë hedhur një hap të madh në lidhjen e tyre.

Sipas TMZ, Kardashian shkoi për të vizituar Davidson ndërsa ai po xhironte një film në Staten Island, NY, i cili ndodhi afër vendit ku jetojnë gjyshërit e tij.Çifti thuhet se i bëri një vizitë kur komediani mbaroi xhirimet po atë ditë.Nuk dihet ende nëse Kim ka takuar dhe anëtarët e tjerë të familjes.

Marrëdhënia e themelueses së Skims me komedianin, e cila filloi në tetor 2021, është bërë më serioze.Pete ka kaluar kohë me disa njerëz nga familja e saj, duke përfshirë Kris Jenner dhe Scott Disick.Ky i fundit, ndau një video të dielën të  Davidson duke ngarë makinën Moke që Jenner i kishte dhuruar Kimit për Krishtlindje.

Megjithatë, një burim ka treguar për ‘Page Six’ se ai ende nuk i ka takuar fëmijët e saj për shkak të Kanye West.

Reperi ka shprehur hapur përbuzjen e tij ndaj aktorit dhe e ka sulmuar atë në rrjetet sociale. West gjithashtu ka akuzuar Kardashian  duke pretenduar se ajo nuk e lejon të shohë katër fëmijët e tyre: North, 8, Saint, 6, Chicago, 4 dhe Psalm. , 2. Dyshja nisi procedurat e divorcit në shkurt të 2021 pas 7 vitesh martesë./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *