• |
ide | kryesore

Përse Kendall Jenner nuk u pa në eventin e Kardashian-s

-Instant, Paparazzi, Slider



Pothuajse çdo anëtar i familjes Kardashian ishte në premierën e serialit të tyre televiziv – “The Kardashians” – por Kendall Jenner nuk u duk asgjëkundi.

Sipas burimeve për “E! Online”, modelja “u përpoq shumë të ishte atje dhe të mbështeste familjen, por ishte vërtet e sëmurë”.

Ndonëse Kendall nuk ishte në gjendje të arrinte në premierën e Los Anxhelosit, motrat – Kylie Jenner, Kim Kardashian, Khloe Kardashian, Kourtney Kardashian – dhe mamaja Kris Jenner, ishin gati për të festuar kapitullin e tyre të ri.

Në fakt, Kim kishte një të ftuar shumë special që e mbështeti në këtë event: të dashurin, Pete Davidson.

Është hera e parë që çifti kanë marrë pjesë së bashku në një event dhe Kim u ndal për pak kohë për t’u shprehur për të dashurin e saj të ri në një intervistë. E pyetur nëse kishte hezituar të ndante detaje të romancës së tyre, ajo u përgjigj:

“Absolutisht. Doja të sigurohesha që, e dini, ne do të ishim, thjesht nuk doja të takoja dikë, të dilja në një takim dhe më pas të flisja për këtë në shfaqje. Ai është shumë mbështetës. Ai është këtu për të më mbështetur. Jam shumë e lumtur që ai është këtu për të më mbështetur.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *