• |
ide | kryesore

Ukraina një hap më pranë BE, Von Der Leyen i dorëzon pyetësorin Zelensky

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Bashkimi Europian i ka ofruar mundësi Ukrainës për një proces të përshpejtuar të integrimit europian.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i ka dorëzuar Volodymyr Zelensky-t, një pyetësor e cila do ta çojë Ukrainën një hap përpara për të marrë statusin e kandidatit në BE.

Në një konferencë për mediat, Leyen tha se BE do të mbështesë Ukrainën për të siguruar që integrimi i saj në union të realizohet brenda disa javëve, dhe jo për disa vite.

“Rusia do të pësojë kolaps ekonomik, financiar dhe teknologjik, ndërsa Ukraina po marshon drejt së ardhmes evropiane, kjo është ajo që unë shoh”, tha ajo.

Duke marrë pyetësorin në një zarf, Zelensky siguroi gazetarët se do të ishte gati brenda një jave.

Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE-së, shtoi se më shumë se 7 milionë euro ishin ndarë për të mbështetur Ukrainën në mbledhjen dhe paraqitjen e provave të krimeve të luftës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Borrell përmendi gjithashtu se delegatët e BE do të kthehen së shpejti në kryeqytet dhe ai beson se ambasadat do të ndjekin shembullin.



9 Comments

      1. Kjo lufte nuk eshte per Eu por per NATO, qe edhe ne na mbron bythen nga serbet. Rusia nuk kishte kundershtime per EU

  1. Vendi numer 3 ne bote per korrupsion i jepet pyetsori per ne BE? Besoj eshte thjesht pjese e propagandes dhe per fasade

  2. 2 felliqesira ne nje foto. Njera shet standartet e BE kurse tjetei shiti paqen dhe mireqenien e vendit te vet duke e bere mish per top te nje matufi me emrin Biden.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *