• |
ide | kryesore

Jennifer Lopez konfirmon fejesën me Ben Affleck

-Instant, F1, Paparazzi



Jennifer Lopez ka konfirmuar së fundmi fejesën me aktorin Ben Affleck.

Jennifer konfirmoi lajmin përmes një videoje të shkurtër në Facebook për fansat e saj në të cilën ajo shikon me adhurim një unazë diamanti me ngjyrë të gjelbër.

“Ti je perfekt,” thotë këngëtarja teksa vendoset një muzikë romantike.Burime pranë saj kanë treguar se video është në fakt një shpallje fejese.

Lopez dhe Affleck ndezën thashethemet e fejesës në fillim të kësaj jave, kur ajo u fotografua me një unazë në gishtin e martesës, ndërsa bënte pazar në LA me vajzën 14-vjeçare Emme.

Çifti fillimisht filloi të takohej në vitin 2002 dhe u quajt shpejt “Bennifer” nga fansat dhe mediat. Të dy sigurisht nuk ishin të trembur për të shfaqur dashurinë e tyre për njëri-tjetrin në atë kohë, duke përfshirë pjesëmarrjen e tij në videoklipin e Lopez “Jenny From the Block”.Por, vëmendja masive nga media bëri që dyshja të shtynte dhe përfundimisht të anulonte dasmën e tyre të vitit 2003.

“Për shkak të vëmendjes së tepruar të medias rreth dasmës sonë, ne kemi vendosur të shtyjmë datën”, thanë ata në një deklaratë të përbashkët. “Kur e gjetëm veten duke menduar seriozisht për të punësuar tre “nuse mashtruese” të veçanta në tre lokacione të ndryshme, kuptuam se diçka ishte e gabuar.”

Mirëpo, Jennifer ndërpreu fejesën në fillim të vitit 2004 dhe u martua me këngëtarin Marc Anthony në qershor të të njëjtit vit.Ndërkohë, Ben u martua me aktoren Jennifer Garner në vitin 2005.Të dy martesat e tyre përfunduan në divorc, megjithatë, Lopez filloi një tjetër romancë me Alex Rodriguez në 2017.Menjëherë pas ndarjes së saj nga A-Rod, Affleck u rilidh me këngëtaren./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *