• |
ide | kryesore

Titulli në Itali mund të vendoset nga sfidat direkte e golat: ja numrat e Milan, Inter, Napoli e Juventus

-Instant, Sport



Gjashtë ndeshje nga fundi i sezonit, lufta për titullin është ende shumë e hapur në Serie A. Milani, Interi, Napoli dhe Juventus do ta luajnë deri në fund. E, duke pasur parasysh renditjen aktuale, hipoteza e dy skuadrave që arrijnë në fund në krye me pikë të barabarta, nuk përjashtohet aspak. Situatë në të cilën ndeshjet direkte dhe diferenca e golave do të jenë vendimtare për caktimin e titullit dhe mbi të cilën tashmë mund të bëhet një pamoramë e përgjithshme, duke pasur parasysh se katër të parat e klasifikimit tashmë i kanë luajtur të gjitha ndeshjet me njëri-tjetrin.

Sipas rregullores, kriteret për përcaktimin e renditjes në rast të arritjes në vendin e parë me pikë të barabarta janë si më poshtë:
– pikët në ndeshjet direkte
– diferenca e golave në ndeshjet direkte
– diferenca e përgjithshme e golave
– golat total të shënuar në përgjithësi
– me short

MILAN (68 pikë)
Kuqezinjtë aktualisht janë në krye me 68 pikë, me një golavarazh të përgjithshëm +27. Në shtatë ndeshjet e fundit, skuadra e Piolit ka shënuar pak (vetëm katër gola), por ka pësuar edhe shumë pak gola (gjashtë pa pësuar radhazi). Por le të shohim në detaje situatën e përplasjeve të drejtpërdrejta.
– Përpara Interit (1-1 në ndeshjen e parë dhe 2-1 fitore në ndeshjen e dytë)
– Pas Napolit (humbje 1-0 në ndeshjen e parë dhe fitore 1-0 në ndeshjen e dytë, diferenca totale e golave: Milan +27, Napoli +32)
– Përpara Juves (ndeshja e parë 1-1 dhe ndeshja e dytë 0-0, diferenca aktuale e golave në total: Milan +27, Juve +21)

INTER (66 pikë)
Zikaltrit kanë 66 pikë, por ata ende duhet të rikuperojnë ndeshjen kundër Bolonjës dhe potencialisht mund të jenë në krye me 69, me të njëjtin numër ndeshjesh të luajtura. Skuadra e Inzaghit aktualisht mburret me një total golash diferencë prej +41. Kohët e fundit ka shënuar pak, është e vërtetë, por edhe ka pësuar pak gola, siç e dëshmuan dy ndeshjet e fundit ndaj Juves dhe Veronës pa pësuar. Më poshtë situata në përplasjet direkte me tre të tjerët që luftojnë për titullin.
– Pas Milanit (barazim 1-1 në ndeshjen e parë, ko 2-1 në ndeshjen e dytë)
– Përpara Napolit (fitoi 3-2 në ndeshjen e parë, barazoi 1-1 në ndeshjen e dytë)
– Përpara Juves (1-1 në ndeshjen e parë, 1-0 fitore në ndeshjen e dytë)

NAPOLI (66 pikë)
Pas disfatës ndaj Fiorentinës, të kaltrit e lanë veten të kapeshin nga Interi në kuotën 66. Një ndalesë e rëndë për ëndrrën titull, por që ende nuk ka kompromentuar gjithçka. Sa i përket golavarazhit, djemtë e Spallettit janë aktualisht në +32. Napoli shënon shumë, por prapa nuk janë aspak të padepërtueshëm siç e dëshmojnë tetë ndeshjet radhazi me të paktën një gol të pësuar. Por le të shohim me detaje situatën e përplasjeve direkte me Milanin, Interin dhe Juventusin, në luftën për titullin, në rast përfundimi të barabartë pikësh.
– Përpara Milanit (fitore 1-0 në vajtje dhe humbje 1-0 në kthim, diferenca aktuale në total e golave: Milan +27, Napoli +32)
– Pas Interit (humbje 3-2 në ndeshjen e parë, 1-1 në kthim)
– Përpara Juves (fitore 2-1 në ndeshjen e parë dhe 1-1 në ndeshjen e kthimit)

JUVE (62 pikë)
Nga katër kryesuesit në renditje, skuadra e Allegrit është më larg nga vendi i parë, por me 62 pikë aritmetika i mban ende në lojë bardhezinjtë, të cilët kanë një total golash diferencë prej +21 dhe mund të besojnë te 19 rezultatet e dobishme radhazi në Serie A, e ndërprerë vetëm nga disfata e hidhur ndaj Interit. Një marshim që e ktheu Juventusin në vendet e para, por pa fitore në përplasjet me Milanin, Interin dhe Napolin. Në fakt, ja si është situata e bardhezinjve në përplasjet direkte.
– Pas Milanit (1-1 ndeshja e parë dhe 0-0 ndeshja e dytë, diferenca aktuale e golave: Milan +27, Juve +21)
– Pas Interit (1-1 në ndeshjen e parë, 1-0 humbje në ndeshjen e dytë)
– Pas Napolit (ko 2-1 në ndeshjen e parë, barazim 1-1 në kthim).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *