• |
ide | kryesore

Steven Seagal në qëndër të kritikave pas qëndrimit me aleatët e Putin

-Instant, Paparazzi, Slider



Steven Seagal njihet për miqësinë që ka me presidentin e Rusisë Vladimir Putin dhe kjo gjë është vendosur shumë herë në qendër të mediave.

Së fundmi ka dalë një video e aktorit në “Twitter” i cili ka mbledhur aleatët e Putinit në festën e 70-vjetorit të tij të zhvilluar në Moskë.

Steven ishte në një darkë të organizuar në nder të tij këtë të dielë, ku të pranishmit përfshinin prezantuesin televiziv Vladimir Soleviev dhe gazetaren Margarita Simonyan, dy rusë që janë vendosur në listën e sanksioneve të BE-së në mes të pushtimit të Ukrainës.

Aktori mund të dëgjohet duke i quajtur të gjithë të pranishmit “familja ime dhe miqtë e mi”.

“Është bukur t’ju kem këtu me mua,” tha ai, ndërsa bënte një dolli, “Unë ju dua të gjithëve dhe ne qëndrojmë së bashku.”
Videoja ka marrë mjaft reagime të ashpra nga fansat e aktorit, të cilët e quajnë atë “tradhtar” dhe e kritikojnë për mbështetjen që po i jep presidentit rus.

Rikujtojmë se Steven Seagal ka ndarë mendimet e tij rreth pushtimit rus të Ukrainës. Duke folur për “Fox News Digital”, aktori 69-vjeçar tha se ai i shikon Rusinë dhe Ukrainën “si një familje”.
“Shumica prej nesh kanë miq dhe familje në Rusi dhe Ukrainë,” i tha ai gazetës. “Unë i shikoj të dyja si një familje dhe me të vërtetë besoj se është një ent i jashtëm që shpenzon shuma të mëdha parash për propagandë për të provokuar dy vendet që të jenë në mosmarrëveshje me njëri-tjetrin.”



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *