• |
ide | kryesore

FOTO/ Largohet nga Rusia karikaturisti që tallej me Putinin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Karikaturisti i njohur rus Sergei Elkin njoftoi se ishte larguar nga Rusia për shkak të sulmeve të vazhdueshme pas nisjes së luftës në Ukrainë. Tashmë ai ndodhet në Bullgari.

Gjatë viteve Elkin ka ironizuar politikanët, biznesmenët dhe elitat ndërkombëtare. Në gazetën e pavarur ruse “The Moscow Times” ai botoi serinë e karikaturave të quajtur “Rusia e Putinit”.

Me ligjet e reja të miratuara pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt kushdo që shpallet fajtor për përhapjen e “lajmeve të rreme” mund të përballet me 15 vjet burg.

“U largova nga Rusia. Roja kufitare nuk donte të më linte të shkoja”, – shkroi ai në Facebook. “Por tani jam në Bullgari. E ardhmja është e paqartë”. “The Moscow Times” publikoi disa nga karikaturat që ai krijoi gjatë viteve. ©LAPSI.al

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *