• |
ide | kryesore

Rritet sërish çmimi i naftës/ Çfarë vendosi Bordi i Transparencës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 15 Prill 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, Bordi vendosi:

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 15.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

223 Lekë/litri për gazoilin;

199 Lekë/litri për benzinën;

103 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 15.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

235 Lekë/litri për gazoilin;

211 Lekë/litri për benzinën;

115 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 15.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.



13 Comments

  1. Nafta dhe nenproduktet e saj vijne nga jashte keshtuqe cmimet e vendosura ne tregun shqiptar nuk varen nga qeveria por me cfare cmimi vijne

  2. Situata ne te gjithe boten cmimi i naftes eshte rritur kjo nuk eshte per faj te qeveris por per shkak te luftes

  3. Duke qene se cmimi naftes eshte rritur kudo detyra e bordit drejtues eshte qe te mbaj nje cmim konstant dhe sa me nen kontroll, nuk eshte ne doren e shtetit ulja e cmimit pasi eshte nje produkt qe vjen nga jashte me nje cmim blerje te caktuar nga jashte.

  4. EDHE NJE KURVE DO TE SKUQEJ NGA PATURPESIA JUAJ O PATRONAZHISTET E KARIT . KENI PAK TURP APO JENI QENIE TE PACIPA? DAKORT QE MERRNI NJE RROGE POR KJO NUK DO TE THOTE TE SHISNI FYTYREN DHE NDERIN O PROSTITUTA ME PAGESE . ROPT KU TI KINI

  5. Ja palsi ofensiva e llapistave te Ramazanit (Edona, Miri, Albani, bythqiri etj etj :))) duke na bere moral e duke na mbushur mendjen qe ska lidhje Xoni me cmimet e larta, por e ka fajin lufta ne Ukraine:))).
    Fuqia e naftes shitet ne burse sa c’ishte para lufte por “bordi i transparences” ja fut 235 leke. Aq bukur po ne “mbron” , saqe eshte bere litri naftes me shtrenjte se 1l leng boronice.

    Te pakten o sufllaqe, keni pak rrespekt per ne qe ju paguajme rrogen, mos na cani karin kaq shume o ju shkerdhefsha robt.

  6. Te gjithe jane sulur kundra te gjitheve dhe anje nuk flet dhe te merret me çmimin e naftes ,
    Nje fuçi sot kushton me pak se para luftes , pse nafta eshte perseri me çmim te larte ?
    Te gjite e kane mendjen tek partia . A thua se partia eshte zhvillimi apo qellimi perfundimtar?
    Duan partine se ne emer te saj te gjithe vjedhin , paçka se nje pjese e vogel u vidhet nga nafta qe me menyra meskin ju rikthehet perseri neper xhepa ketyre pashallareve te politikes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *