• |
ide | kryesore

FOTO/ Thiago Motta pendohet që largoi Manajn: zëvendësuesi vetëm 10 minuta në fushë për arsyen e pabesueshme

-Instant, Sport



Ndeshja M’Bala Nzola kundër Interit zgjati vetëm dhjetë minuta, disa prej të cilave nuk u kaluan as në fushë, e kjo për një arsye të pabesueshme. Sulmuesit të Spezias, i cili hyri në fushë pas një çerekore të pjesës së dytë në vend të Manaj, iu kërkua menjëherë nga arbitri Maresca të hiqte vathin (të mbuluar me ngjitës) që mbante në veshin e majtë, duke qenë se sipas rregullores “të gjitha llojet e aksesorëve të bizhuterive janë të ndaluara dhe duhet të hiqen. Përdorimi i shiritit ngjitës për t’i mbuluar ato nuk lejohet”. Problemi është se Nzola pas disa tentativave nuk ka mundur ta heqë vathin, as me ndihmën e stafit mjekësor.

Në atë moment Thiago Motta, i tërbuar nga ajo që kishte ndodhur dhe i paduruar për kohën që po kalonte me skuadrën me dhjetë lojtarë kundër njëmbëdhjetë kundërshtarëve, vendosi ta zëvendësonte me Antiste, i cili hyri në minutën e 70 si ndryshimi i pestë dhe i fundit për ligurët. Trajneri italo-brazilian pas ndeshjes ka dribluar rastin: “Nuk dua të flas për individët, tifozët duartrokitën të gjithë ekipin sepse e dinë se po japin gjithçka”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *