• |
ide | kryesore

“Dua të di çfarë pa arbitri te momenti i penalltisë”: Vanoli i tërbuar me Latën për humbjen me Laçin

-Instant, Sport



“Goli i parë ishte gabim i joni. Lojtari që bëri atë gabim shpresoj mos të ketë ardhur vetëm për pushime. Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë në të gjitha aspektet. E kam zakon të flas për arbitrat. Dua të di se çfarë ka parë te momenti i penalltisë. Duhet të tregojë më shumë respekt sepse Dinamo është një klub i madh”. Rodolfo Vanoli nuk ka marrë asnjë rezultat tjetër përvec humbjeve, katër që kur është ulur në pankinën e Dinamos, e megjithatë vazhdon të gjejë justifikim te lojtarët e tani edhe arbitri. Lata është vënë në shënjestër të italianit pas penalltisë së akorduar në minutën e 84, që i dha mundësinë Zarubicës të vendoste ndeshjen. “Penalltia? Nuk mendoj se më takon mua të analizojë situatën, por për mua Rexhinaldo ka marrë topin dhe lojtari e ka goditur Rexhinaldon”.

Në fund edhe një vlerësim për portierin adoleshent Simoni: “Ai u paraqit mirë, por Dinamo erdhi këtu dhe u ndesh me skuadrën e dytë të klasifikimit. Ana defensive nuk është shumë në filozofinë e Dinamos. Sigurisht që nuk humbën nga kjo situatë, por kanë të bëjnë dhe shumë faktor të tjerë”, përfundoi Vanoli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *