• |
ide | kryesore

Natasha Lyonne konfirmon ndarjen nga aktori i njohur

-Instant, Paparazzi, Slider



Natasha Lyonne dhe Fred Armisen janë ndarë pas tetë vitesh së bashku.

Lyonne konfirmoi ndarjen për The Hollywood Reporter ndërsa diskutonte rikthimin e shumëpritur të serialit , Russian Doll.Ajo zbuloi lajmin pasi u pyet nëse aktualisht jeton në Los Angeles.

“Jo nuk jetoj. Unë kam qenë atje duke jetuar me Fred Armisen dhe gjatë COVID,” zbuloi Lyonne.

“Sinqerisht mendoj se u ndamë sepse doja një pishinë”, vazhdoi ajo. “Ne e duam njëri-tjetrin  jemi ende duke folur gjatë gjithë kohës, por Freddy nuk i pëlqente të kishte  një pishinë. Mund të duket si një arsye absurde për një ndarje, por  unë jam si Burt Lancaster në “The Swimmer.”

Lyonne dhe Armisen u lidhën për herë të parë në vitin 2014, kur u panë së bashku në disa festa pas ndarjes së çmimeve të 66-të të Emmy Awards.

Aktori , i cili pranoi se ishte sjellur shumë keq me  ish-bashkëshorten,  Elisabeth Moss nga viti 2009 deri në 2011, i tha Vulture në 2016, se ai po përpiqej të ishte “më pak egoist” në marrëdhënien e tij me Natasha-n.

“Gjithçka është një proces për ta bërë jetën tuaj më të mirë , gjithçka,” u shpreh Fred në atë kohë. “Po përpiqem të jem më pak egoist. Dua të jap më shumë sesa jam mësuar të jap.”Aktori i Portlandia ka qenë gjithashtu i martuar me këngëtaren Sally Timms nga viti 1998 deri në 2004./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *