• |
ide | kryesore

Rama: Meta është presidenti më skandaloz që ka njohur historia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur Grupin Parlamentar ku do të bëhet dorëzimi i emrave të propozuara nga deputetët socialist për presidentin/en e re. Gjatë fjalës së tij, kryeministri ka folur sërish edhe për presidentin aktual, duke iu referuar si kreu i shtetit më skandaloz në historinë e Shqipërisë. Në mbledhjen e grupit parlamentar, Rama tha se rrethanat ishin të tillë që i detyruan të zgjidhin Ilir Metën, duke e cilësuar atë si “president për opozitën”.

‘Presidenti më i paparsërishtëm në llojin vet që Shqipëria ka pasur taksiratin të ketë mbi krye. Zgjedhja e Ilir Metës president ishte një zgjedhje me detyrim përcaktim për ne pasi nuk i kishim votat dhe njëkohësisht gjendeshim në një kontekst politik të jashtëzakonshëm, po të kesh parasysh se mungonte opozita zyrtare në sallë dhe vullneti dhe dëshira jonë ishte që zgjedhja jonë të binte mbi dikë që të përfaqësonte edhe opozitën. Në ato kushte në zgjodhëm një president për opozitën por duke menduar se do të ishte dhe një president për Shqipërinë. Rrjedha e ngjarjeve tregoi krejt të kundërtën për Shqipërinë dhe për shqiptarët i dha vendin një president shëmbëlltyra më e keqe e opozitës më të keqe që ky vend ka pasur.’- tha Rama.

Rama po ashtu ka folur edhe për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, duke thënë se do të vendoset dikush me integritet dhe norma.

” Do zgjedhim një figurë për 5 vitet e ardhme rolin e kreut të shtetit që të rrezatojë normalitet, që të ketë integritet, që të garantojë respekt të ndërsjellët mes institucionet të presidentit dhe aleatëve strategjikë, miqve të vendit, që të sigurojë gjithashtu një nivel profesionalizmi në adresimin e të gjithë gamës së çështjeve që lidhen me presidentin e Republikës dhe të përçojë një frymë përbashkuese për të gjithë qytetarët, përtej bindjeve politike dhe këtu sfida vështirësohet dhe përzgjedhja është shumë më e ngushte se çdo të ishte në sy të parë përzgjedhja e një pasuesi të presidentit më skandaloz që ka njohur historia e atij institucioni”, tha Rama.



33 Comments

  1. HIstoria do te varë veten në litar kur te filloje te te gjykoje ty!

    Palle k@ri me kompleks superioriteti më te madh se ty, as historia, as gjeografia s’ka per te gjetur ndonjehere!

  2. Sikur asgje te mos i kete dhene politikes ne 31 vjet pjesmarrje aktive, Meta ka meriten qe i doli perballe Nanos e Rames, duke u treguar shqiptareve qe keta politikane te emeruar tallen me Shqiperine dhe si ardhacake punojne kunder tyre.

  3. Kurse Rama KM me hajdut, mafioz qe ka njohur planeti.

    Pastaj nje mut eshte edhe META qe te beri ty KM, pa votat e ne 2013 tij do ishe ne Paris duke shitur droge.

  4. Bene vaki edhe eshte e vertete por gjithsesi nuk eshte me skandaloz dhe hajdut si ty o pallosh . Ai eshte 1/1000 e skandalozitetit tend o pallosh

  5. President me te mir se zoti Meta nuk ka pas vndi ndo.njher ishte fat qe e patem me vjen keq qe nuk do te jet president i uroj suksese dhe shndet

  6. Cdo te thote President me normalitet, integritet ne gojen e KM-se ? Duke iu referuar shembujve
    te ministrave me “te sukseshem” te perzgjedhur prej tij si Tahiri, Koka Gjinkuri, Ahmetaj, etj
    normalitet e integritet do te thote te jesh ose hajdut, ose i lidhur me bandat e trafiqet, te
    organizosh fallsifikimin e tenderave si ai i Unazes se Re, te besh 20 milion rruge kilometri, te
    organizosh vjedhje gjigande si me inceratoret, apo te bashkepunosh me krimi e organizuar per blerjen e votave si ne Diber e Durres. Per fat te mire ne Partine Socialiste elemente te tille ka me
    bollek, keshtu qe mundesite e perzgjedhjes nuk do te jene te veshtira .

    1. Kjo eshte nje gje shume e vertet nuk ka patur President me te pa afte se Ilir meta qe nuk po i sherben popullit per asgje

  7. I bashkangjitem mendimit te kryeministrit
    Presidenti sben asgje te hajrit e sdo bej naiher nqofte do jet iliri

  8. Shteti yne ka nevoje per nje president te denje dhe serioz qe punen e vet ta beje me perkushtimin me te madh jo si meta qe ska bere asnje gje per aq kohe sa ka qene ne pushtet

  9. Rama ka te drejte per cdo gje qe thot per Meten.Mezi presim te shikojme se cili do te jete presidenti i ardhshem dhe pse mendoj qe padiskutim do te jete me i miri per cdo cilesi qe kerkohet per ate status.

  10. Mendoj se kryeministri yne do beje zgjedhjen e duhur pee keyeminister. Meta nuk ia vlen jo per president po as per tu marr me politike.

  11. aman hiqeni ilir mostren, se me keto prrocka qe leshon do thote ndonje dite ta zhvendosim presidencen ne gji te lalzit

  12. Sinqerisht si kuptoj dot fare kto tipat qe thone qe Iliri ka bere ndonje gje te hajrit per kte vend.Ai sishte i denje per ate post dhe mjaft me kto brockulla qe do jete dhe presidenti i ri si Iliri se nuk mund t perseritet dy here i njejti gabim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *