• |
ide | kryesore

Champions/ Ancelotti kërcënues, City duhet t’i trembet Realit: “Gjysëmfinalja nuk na mjafton”

-Instant, Sport



Carlo Ancelotti nuk heziton të heqë ndonjë guralec nga këpuca, përpara gjysëmfinales së Champions kundër Manchester City. “Më kujtohet ajo që thanë për shanset që do të kishim në Ligën e Kampionëve. Askush nuk priste që ne dhe Villarreali të arrinim deri këtu, megjithatë ne po luajmë për trofeun dhe kjo është e pamohueshme, por suksesi i vërtetë për ne do të ishte finalja dhe për këtë duhet të mundim Manchester City”, bëri të qartë menjëherë tekniku i Real Madrid. Pas pak ditësh spanjollët mund të festojnë titullin e tyre në La Liga, por për trajnerin nuk është koha për t’u ndalur në këtë mundësi dhe ka kërkuar vëmendjen e ekipit: “Ne nuk duhet të mendojmë përtej ndeshjes së nesërme. Tradita historike e Realit në këtë kompeticion ka shumë rëndësi, lojtarët e ndjejnë peshën e fanellës sonë dhe është një faktor pozitiv”.

Në të njëjtën kohë, Ancelotti nuk e fshehu një farë tensioni në funksion të një angazhimi kaq të rëndësishëm. “Duhet të luash mirë, pa rregullin e golave në transfertë, gjithçka është më e hapur. Në këto lloj ndeshjesh ka një përzierje gëzimi dhe shqetësimi: jemi në gjysmëfinale, por përballemi me një ekip shumë të fortë dhe konkurrues. Presioni do të jetë i njëjtë për të dy. Jemi mësuar të shprehemi në nivele të larta çdo javë dhe të rikuperojmë brenda pak ditësh. Kështu do të jetë edhe nesër, edhe pse kemi ardhur nga një javë pushim”, shpjegoi ai. Gjatë konferencës tekniku italian foli edhe për eksperiencën e tij të dytë në pankinën e Realit: “U ktheva sepse kishte nevojë për një trajner, është një ëndërr të kthehem këtu, por nuk ishte vendimi im. Po argëtohem shumë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *