• |
ide | kryesore

Hebaj i merr topin në shtëpi Kukësit: Teuta poker Longos, që tani rrezikon Europën

-Instant, F1, Sport



Gjashtë javë pa fitore, dy ndër të cilat humbje, ku peshon mbi të gjitha 4-1 i mbrëmjes së sotme në Niko Dovana përballë Teutës. Katastrofë finalja e kampionatit për Diego Longon, që tani rrezikon ta shohë veten nga vendi i dytë, i mbajtur gjatë, jashtë Europës. Vendosi tregolëshi i Hebajt, që mori topin e ndeshjes në shtëpi dhe Daci, që bënë të kotë golin e barazimit provizor të Mustës.

Skuadra e Arapit e gjeti avantazhin me goditjen e parë në portë, kur Hebaj në të 12 mposhti Xhikën me kokë, në zhvillimet e një goditje këndi. Një ‘ish’ vendosi barazinë 9 minuta nga fundi i pjesës së parë, duke konfirmuar ekuilibrin e fushës: Musta, në një kundërsulm të shpejtë, goditi shtyllën e topin e rikthyer e shtyu më pas në rrjetë, duke i cuar të gjithë në pushim në 1-1.

Gjërat ndryshuan në pjesën e dytë ku goli i dytë i Hebajt riktheu durrsakët në avantazh: asist i Dacit në minutën e 52 ishte një ftesë që shkodrani nuk mund ta refuzonte. 2-1 dhe ishte pikë në të cilën Kukësi humbi qartësinë dhe lejoi kundërshtarin të vendoste ritmin. Me miqtë të zhbilancuar në kërkim të barazimit, një tjetër kundërsulm i shpejtë i dha mundësinë Dacit të mposhtë Xhikën me një parabolë në minutën e 67. Pokeri më pas u shërbye nga Hebaj, që fiksoi tregolëshin personal në minutën e 84 me penallti, pas faullit të Gligorov ndaj Grudës.

Teuta kërkonte pikët për të mbajtur larg zonën e playout dhe në pritje të njohë rezultatin e sfidës mes Kastriotit e Egnatias, qetëson ambjentin me një fitore spektakolare 4-1 ndaj Kukësit, duke u ngjitur tashmë në 39 pikë, një pas krutanëve e 5 mbi rrogozhinasit.



2 Comments

  1. Po ku u bene kuksianet me lujt futboll mor aman. Kto kara dine vetem shku ne xhami dhe mu qi ne bithe nga dibranet.
    Rrace e keqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *