• |
ide | kryesore

Analiza e kuvendit /A u rrëzua edhe politikisht Sali Berisha?

-Instant, Kryesore



Nxitimi për të mbyllur komandimin e PD-së prej tij, duke zgjedhur forumet e reja, kryetarët e rinj të degëve, Këshillin kombëtar, dhe t’i japë fund gjithë procesit duke u rikthyer në 22 Maj në krye të PD-së, duket se i ka kushtuar rëndë Sali Berishës. Plot 35 deputetë, nuk pranuan të marrin pjesë në kuvendin e organizuar nga Komisioni i Rithemelimit, duke bërë tashmë evidente çarjen në grupin parlamentar më të madh të opozitës. Aq e fortë ishte kjo çarje, sa edhe deputetë që kishin dhënë shenja afrimi me fitimtarët e rinj të pas 6 Marsit, si Alizoti apo Salianji, gjithashtu e bojkotuan kuvendin.

Lexo me tej:

Emër për emër/Deputetët që e bojkotuan dhe ata që shkuan në kuvendin e Berishës

E gjithë kjo thyerje, që u shfaq këtë 30 Prill me tërë fuqinë e saj, filloi të bëhej e prekshme pasi Enkelejd Alibeaj propozoi një platformë për pajtimin e demokratëve. Ndonëse shumë nga deputetët kishin qenë këmbëngulës në presionin për dorëheqjen e Bashës, pra ishin distancuar dukshëm nga ish- kryetari, ata i kërkuan Berishës një rrugë kompromisi. Ata donin që i gjithë planifikimi i zgjedhjeve të degëve lokale dhe forumeve qëndrore të shtyhej për disa kohë, sa të zinin kore plagët e betejës së ashpër që kulmoi në 8 Janar. Vetëm kështu të gjithë do të konkuronin më pas në kushte të barabarta gare.

Zbulohet platforma e Enkelejd Alibeajt për bashkimin e PD-së (DOKUMENTI)

Berisha e hodhi poshtë pa e përfillur këtë kërkesë, që deputetët ia thanë edhe sy më sy gjatë një mbledhjeje grupi. Natyrisht ai kishte edhe faktorë objektivë në këtë qëndrim. Si përfaqësues i shumicës, ai gjendej nën sulmin e trefishtë të diplomatëve amerikanë që vijonin të njihnin pakicën, të qeverisë Rama që luante po të njëjtën lojë dhe të gjykatave që nën presion, mund t’i rikthejnë vulën dhe selinë një grupimi që nuk ka më votues.

Pra, mes këtyre dy zjarreve, domosdoshmërisë për t’u imponuar si përfaqësues i vullnetit të shumicës, kundër atyre që duan ta manipulojnë atë dhe nevojës për të bërë për vete sa më shumë deputetë, Berisha zgjodhi të parën.

Por justifikimet e tij se “bashkimi bëhet përmes votës”, apo se “deputetët pas kuvendit do të zbresin në bazë si përfaqësues të shumicës dhe jo të pakicës”, nuk pinë ujë. Ata u ndjenë nën trysninë e revanshit të fitimtarëve dhe zgjodhën ta bojkotojnë festën e këtyre të fundit.

Në këtë kontekst, ç’kuptim ka shkarkimi që i bëri kuvendi Enkeleid Alibeajt, kur për të, mund të mos votojnë shumica e pjestarëve të grupit parlamentar? A nuk ngjan ai me shkarkimet fallco që Basha u bëri në kuvendin e vet ndaj Bersha&co në 18 dhjetor?

Po të tregohej më i durueshëm, më tolerant dhe pa nxitimin e ankthshëm për të kapur gjithçka në PD, Sali Berisha, do t’i kishte rikuperuar sot një pjesë të mirë të deputetëve që u distancuan me kohë nga Basha. Por ai i dënoi ata me mospërfillje dhe mori kundërpërgjigjen.

Foto+ Video/ Berisha rrëzohet para hypjes në podium

Prandaj, ndonëse sot në fasadë dukej si dita e triumfit të liderit historik, i cili po zgjedh Këshillin Kombëtar, kryesinë dhe pas një muaji do zyrtarizohet vetë në krye të partisë, e vërteta është pak më ndryshe. Incidenti që i ndodhi Sali Berishës në sallë, duke u rrëzuar përpara fjalimit, është simbolika më e qëlluar edhe asaj që i ndodhi në kuvend. Ai fitoi partinë, por humbi më shumë se gjysmën e trupës që e përfaqëson atë në parlament. E nëse vazhdon kështu, për tre vitet e ardhshme, ne do kemi fare pak deputetë që do të përfaqësojnë në kuvend votuesit e opozitës në 25 prill. Kjo është disfata reale e Berishës këtë 30 prill që nuk përkon aspak me slloganet e afishuara të bashkimit dhe hapjes.  

©Lapsi.al

 

 

 



67 Comments

  1. Te jesh naiv, e pakta, te besosh se po shtyu dhe ca muaj kongresin qe ka filluar ne dhjetor (5 muaj kongres) kur ai qe do marveshje e ben si Basha me Ramen per 4 ore ne nje nate vendosen cdo gje. Deputetet e listes do vene shumica me me te fortin ose me vektorin me te fuqishem ne opozite. Basha, Ali-basha dhe Ali-bardhi nuk e ngrene dote ate vektor. Keta deputet e pas 2008 nuk jane qenie me dinjitet sic ishin dikure per ti mare ne analiza si njerez qe vendosin.

    1. Nuk eshte e vertete qe Sali Berisha, ne ngutje per te marre PD-ne, ka neglizhuar punen per te bere per vete deputetet bojkotues. E kunderta eshte e vertete. Nese do te kishte sadopak mundesi qe t’i bente per vete, do ta kishte shtyre Kuvendin.
      Logjika eshte kjo: deputetet bojkotues jane te vetedijshem qe jane te djegur politikisht; edhe po te merrnin pjese, madje te paraqiteshin perkrah Berishes ne Kuvend, ata do te ishin te pashprese gjithsesi; te gjithe keta jane te grupit qe ishin brenda SHQUP-it me 8 janar; nuk ka shans qe te votohen nga masa e demokrateve pasketaj; ata kane edhe 3 vite te tjera si deputete; ne krah te Berishes, nuk do te mund te perfitonin asgje; kunder Berishes, apo qofte edhe abstenues ndaj tij, do te mund te perfitonin privilegje nga me te ndryshmet nga pazaret me socialistet ne Parlament; ky eshte i vetmi perfitim qe mund te kene, qe natyrisht do ta justifikojne me “proamerikanizmin”, “konstruktivizmin” e te tjera budallalleqe te ngjashme.
      Keshtu pra, cdo shtyerje e Kuvendit do te ishte krejt e kote. Une kam bindjen e plote, se edhe sikur t’u isht eplotesuar kerkesa per shtyerje te zgjedhjeve, prapeseprape ata do te gjenin nje pretekst qe ta bojkotonin ate, sepse, dhe kete po e perseris per te qindten here: ata jane te vetedijshem se jane te DJEGUR politikisht.

          1. Pika e fundit nenkuptohet: Kryetar i Partise se “Rithemeluar” Demokrtike do te zgjidhet kryehajduti dhe kryekrimineli me damken e 38 akuzave publike, dhenderri i Serbise, autokrati Sali Berisha.

      1. Ka lezet keshtu. Me këmbën e mbare.
        Si djal i ri… Fap fap fap.
        Dy e nga dy shkallet.
        Do ket azgan partia jo si ai shal ngjituri.

        1. E ka zgjat shum ket pune Saliu. Ata qe helmuan me gaz dhe goditen demokratet ne 8 janar e kan mbyll karriren dhe shoku Sali po te doje nuk i shpeton dot me se duhen votu ne primare . Shqiptari me legen nuk ta fal shpullen jp me shkopin e hunjt ne kurriz. Ata bij kurvash kujtojne se do ti zgjedhi amerika deputet!!! Aq sa zgjodhi rudinen e fatmires apo kujtim gjuzin e selami jeniçerin.

        2. Është fundi i një njeriu që synoi të vërë një parti të tërë në shërbim të vetes së tij, por që sot në fakt u dëshmua se partia i ktheu krahët.

          Kuvendi që nisi me rrëzimin e tij në skenë, u mbyll me një skenë që nuk kishte kujt t’i jepte dorën. Të dyja janë shenja të këqija, që tregojnë se nuk është koha e tij, nuk është vendi i tij dhe mbi të gjitha, PD nuk është më parti e tij. Përveç të ricikluarve.

    2. Ka shume te drejte Bushati. PD edhe kur ishte e bashkuar qe nga 2013 e ketej, nuk fitoi dot perballe Rames. Po si mendon te fitoje tani, kur shumica e emigranteve qe kane ikur jane opozitare? Dhe per ta bere me te rende, ne vend qe te gjeni nje gjuhe pajtimi me amerikanet, i beni karshillek.Dhe akoma me rende, u rrit dhe percarja brenda demokrateve. Shqiperia nuk eshte Sa Kina. Edhe vetem familjaret e atyre qe e bojkotuan sot mos te votojne PD, mjafton.Ata jo vetem sdo votojne PD por do votojne Ramen. Po votat qe do bleje Rama,qe do jene me shume se heret e tjera? Po emigrimi ,kryesisht iopozitareve qe do vazdhoje ne keto 2-3 vite? Ja pra, keshtu behen llogarite. dhe jo te gezoheni me fitore te vogla. Bashen dhe Alibeajn dihej qe e mundtte Berisha, por thelbi eshte qe te mundet Rama.Te mundet psikopati. Uroj qe qe neser te bashkohen te gjithe zerat opozitare,se perndryshe Ramen do e kemi edhe ne mandatin e 5.E shikoni, ka fituar 3 mandati mallisti, dhe akoma nuk eshte ngopur,por cdo dite po lufton qe te fitoje dhe mandatin e 4te.Dhe po lufton sikur neser pasner te kete zgjedhje te parakohshme, kurse opozitaret vetem percahen.Turp, po i japim oksigjen Edi Rames-psikopatit

      1. Per sa kohe qe ky vend ka me shumice njerez si ky i ores 17:18, Rama do ta pretendoje fitoren e ndoshta do kerkoje te behet sulltan, por shpresa eshte qe keta mallistet e mallizuar, te mos arrijne kurre te jene shumice. Deri me tani, 2 pale zgjedhje, Rama i ka fituar (gjithmone me 48%) me truke legale, me kriminele, duke blere voten, me patronazhiste etj, por kjo nuk mund te funksionoje gjithmone. Do vije nje dite qe keta do hidhen ne koshin e plehrave dhe Rama me te tijte do shkoje ne burg per te gjitha vjedhjet skandaloze qe i kane bere ketij vendi.

        1. O XIXA, o injorant, puno qe Rama te humbi.Dhe nuk mund te punosh pa bere llogarite ne fillim e mos na bej fjalime injorantesh se e dime mire se a fiton Rama apo jo po u bene zgjedhjet tani. E perseris prape, edhe ne kulmin e pD kur ka qene ebashkur, te majtet ishin shumice dhe PD mezi fitonte, E si do fitoje sot kur te gjithe i kemi shpallur armiq? Po sa te kesh militante injoranta qe gjithe diten rrine komentojne e shpallin armik kedo, harroje qe fiton opozita. Dhe une qe po ju them nje gje qe dihet, e dua fitoren e opozites me shume se ti komentues injorant qe ne vend qe ta pranosh mendimin e tjetrit, ti shan.Kur them TI e kam llafin per shumicen a atyre militanteve qe vetem shajne, se ty as ste llogaris fare.

    3. Berishes i dha nje te shtyre domethenese edhe Zoti i gjithfuqishem nga qielli pas Amerikes te plotfuqishmes ne toke.

      1. Amerika po shkon drejt rrenimit dhe Shkaterrimit me drogrn , krimin dhe homoseksualitetin. Amerika eshte vendi i Djallit

      2. O kar tirons
        Te abuzosh me incidentin qe i ndodhi Brrishes eshte INJORANCE . Te pengohesh ne skene tek shkalla mund dhe ju ka ndodhur shum e shum njerezve edhe me te ri se Berisha .

    4. Më shumë se rrëzimi aksidental i Berishës duke nxituar për të marë fjalën, apo shumica prej 35 deputetësh që i takon partisë së “vulës”, ky kuvend është i pari për PD që nuk pati përshëndetjen e partive të djathta popullore e konservatore europiane e amerikane.
      Të vetmit “përfaqësues” ndërkombëtarë që e përshëndetën këtë Kuvend, ishin Georgia Meloni, presidente e një partie konservatore relativisht të vogël italiane, e znj. Evi Kokalari që pretendonte se përfaqësonte partinë republikane amerikane.
      Nja dy të rij që u paraqitëb si përfaqësues konservativë europiane, duket se ishin të njohur të Këlliçit.
      Ah po se harova
      Kuvendin e ka njohur edhe gjykatësi Zhukri

        1. Burri pengohet dhe bie nuk eshte cudi edhe me te rinje se Dr,por per ju ripjellsa quhet burre ai qe vesh benevrek ose qillota shkon ne ceremonit mortore te heronjeve dhe ben shurren ne pantallona kete ju kete e konsideroni si virtyt.🤮🤮🤮🤮

  2. Misioni i Alibeut edhte mbajtja peng e PD dhe jo bashkimi. Ai eshte nje fare e keqe e prishur ne rrenje qe ne komunizem dhe nuk cbehet me. Ky kuvend eshte vendimtar per fatin e PD dhe rikthimin e saj ne pushtet. Koha kur lul brava i gezohej duke u ngerdheshur humbjeve te njepasnjeshme ka mbaruar.

    1. një listë të drejtuesve të PD të jenë bashkë, dhëndëri, nipërit e tij, kushërinjtë e tij, mbesat, nunët e kushërinjve, sekretaret e tij, fëmijët e sekretareve, e deri tek shokët e djalit administratorët e bizneseve të tij e kështu me radhë.

      Kujdesi që gjithkush në atë sallë të jetë dikush ë ka lidhje familjare fisnore apo biznesi me familjen e tij, e bën përpjekjen e tij për të përçarë PD shumë domethënëse

  3. Fiks. Deputetet u ftuan. Nuk shkuan. Pune per ta. Shumica jane kot pi kot fare psh andi a ulliri???

    Flutura acka??? Vk

    Collaku???
    Rushi i gjate????

    Vk

    Porten e kane te hapur, pir ndoshta u pelqen preheri i rames sic i pelqen psh dashkurvsules burrit me namuznga peqini.

    Po keta gjytyryma jane lehtesisht te shantazhueshem nga pushteti, nuk ma do mendja se jane te hidheruar. Ndoshta besojne se kane dicka per te ofruar… por hane te genjyer. Nuk e kuptuan qe basha po ia zhyste dhe po ia zhyt akoma….

    Asnje prej tyre ska arsye nga rithemelimi per tu ulur te preheri i rames. Porten e kane hapur.
    Do perdoren nga rama.

  4. Analize teresisht pa thelb. Se pari, keta deputetet nuk i ka perjashtuar askush, ata perjashtuan veten me qendrimin qe mbajten pro Bashes dhe kunder Berishes ne momentin e perjashtimin e tij vetem per hater te karrigeve te tyre, kur shume mire mund te kishin mbajtur nje qendrim parimor. Tani, artikullshkruesi, meqense kete njerz pa shtylle politike, por mbi te gjitha pa moral rezultuan humbes ne 6 mars, kerkon qe te priten, te mirekuptohen pavarsisht qendrimeve qe ata kane mbajtur. Pyetja qe shtrohet eshte cfare vlere morale ka te presesh dike qe te vetmin qellim ka interesin vetjak dhe asgje per interesin publik. Sa per vleren e tyre politike as qe ja vlen te flitet. Problemi qendron pikerisht ne faktin se keta jane specie imorale dhe si te tilla dersa te shporren nga ulset e kuvendit, ne 3 vitet e mbetura ata do shiten dhe do votojne cdo gje per interesa. Ndaj detyre e PD mbetet te qendroje fort qe ta beje te pamundur qeverisjen dhe shkuarjen drejt zgjedhjeve te parakohshme.

    1. Mua nuk me del llogaria.
      Berisha do ket rival te fort ne 22 maj.
      Keq do ta ket.
      Lutjet e mia jan per ty sali. Ishalla permbyset situata. Dhe e fiton ti partin.

    2. Per UK – Pyetja qe shtrohet eshte cfare vlere morale ka te udhehiqesh nga dikush qe te vetmin qellim ka interesin vetjak dhe asgje per interesin publik. Problemi qendron pikerisht ne faktin se ky udheheqes eshte specie imorale dhe si i tille dersa te shporret nga ulset e kuvendit, ne 3 vitet e mbetura ai do te shitet dhe do votoje cdo gje per interesa. A ka shume ndryshim midis udheheqesit suprem dhe deputeteve pa shtylle kurrizore sic i quan ti.

      1. Nuk dua te te kundershtoj mendimin tend te percjelle permes pyetjes tende, sepse realisht nuk e di cfare ka ne zemer dhe mendje S. Berisha, por nese Berisha ka interesin e tij vetjak kete smund ta bejne te gjithe deputetet qe jave votuar per te qene opozite. Por per te sintetizuar gjithe mendimin tim do te them kete – Une jam i djathte ne bindje por pas tre dekadash pseudo-demokraci do votoja per te majten nese do ishte e majta suedeze, holandeze apo ajo gjermane dhe as do ma ndjente nese e djathta ekzistonte. Pyetja qe shtrohet eshte si eshte e mundur se sa here vijne keta te majtet ne pushtet vetem shyten me koke ne vjedhje. Ki parasysh vjedhjet massive ne keto vite, por ne menyre te vecante inceneratoret qe jane shpartallimi me demonstrativ i parave te qytetareve shqiptar dhe kryeministri thote qe une nuk lexoj ate qe firmos. Thene kete, si eshte e mundur qe 48% e popullsise vazhdojne e votojne per nje njeri dhe shpuren e tij qe vjedh. Si nuk ka nje njeri normal qe nuk pyet -Ore pse duhet te votoj nje njeri qe ka 24 vite vetem ne pushtet – 1998 minister i kultures deri sot kryeminister – dhe qe nuk ka sjell asnje gje positive per shtetin dhe shoqerine shqiptare, kujto korrupsionin, mungesen totale te konceptit te shtetarit dhe mbi 550 mije qytetare te larguar nga Shqiperia gjate ketyre 9 viteve?!! Pra ti mund te kesh 1001 arsye kundra S. Berishes, ashtu siç mund te kem dhe une, por ai s’eshte perballe nje shejntori, por Edi Rames qe te fola me lart.
        Ndaj pyetja e jote e drejte ne moralitet has probleme ne praktikalitet. Demokrateve u thoni po si e mbani dhe suportoni nje te plakur dhe te korruptuar por harroni te ktheheni nga drejtuesi juaj dhe te kuptoni qe edhe ai eshte nder politikanet me te korruptuar dhe pa moral. Praktikisht ajo qe shtroni ju eshte hiqeni ju Berishen por Ramen do ta mbajme deri sa te lodhet se vjedhuri. Per cfare morali shoqeror dhe cfare shoqerie po flasim ketu.
        Une do te bashkohesha me ty dhe kedi tjeter nese do me thoje le ti heqim te gjithe nga skena politike dhe te fillojme dicka te re per nje shqiperi tjeter.

  5. Shume shkrim i dobet dhe tendencioz saqe dhe Ramazoni sdo ta kishte bere kaq bukur. Ato deputete qe nuk moren pjese u vetperjashtuan nga procesi pasi jane mesuar te emerohen dhe jo zgjidhen. Ata kishin detyrimin moral perpara elektoratit i cili ju dha voten nen logon e PD dhe jo atyre personalisht. Le te hyne ne zgjedhje si me 6 Mars dhe as votat e familjes se tyre sdo marrin

  6. Sa kuvende, ju presin perpara.
    Me si duken bathet. Cdo vit do i beni nga 2-3 kuvende.
    Nuk keni per te gjet rehat.

    1. Edhe te ishte kuvendi i partis republikane amerikane.
      Nuk do dëgjohej kaq shume emri i tramp dhe “kundershtari”sorros.
      U zhduken hallet e partis. I zgjidhem te gjitha, cdo gje vete vaj. Tani te qajm hallet e botes

  7. As u rrezua e as u nxitua , ishte i vonuar . Koha nuk pret , kush do ndryshimin le te vije kush do statusquone le te rrije . Kush do te jete fitues esht i ftuar , kush do te jete humbes mund te rrije aty ku eshte .

  8. Lapsi gjithmonë me vonesë i kupton gjërat – si polici barcoletat.

    Në atë sallë Saliu kishte, me ndonjë përjashtim të papërfillshëm, absolutisht të gjithe klanin mafioz të tij. Ata aty janë e gjithë ushtria mafioze e Berishës. Shto dhe familjet e tyre dhe bën bilancin e plotë të votave që ka. Por nuk ka asnjë votë me tepër.

    Politikisht Berisha është rrëzuar që në 2013. Ai ka qëndruar relevant me metoda mafioze, por politikisht ai ka vdekur, jo rrëzuar, që në 2013. Sa më shpejt të kuptohet aq më shpejt fillon puna për ndertimin e opozitës. Mesa duket do rrijmë pa opozitë edhe për pak kohë.

    1. qenke rrotë kari, o idiot, Shkodra nuk ta mbushi mendjen më 6 mars? kar rilindas, po të jesh vërtet malok, je malok bastard, që në fakt jeni shumë.

      1. Malok safi jam. Malokët janë shpirtra të lirë, nuk shkojnë pas bythës se një Tropojani.

        Sa për Berishën e vjetër, e moqëm, e lashtë ta mbani me shëndet. Dhe jo i lashtë ishte, por i lashtë në moshë, i lashtë ne lëvizje, i lashtë në rrëzim, i lashtë në fjalë, i lashtë në pamje, i lashtë në shokë. Shumë shumë i lashtë, por kujdesuni për të se do ju vdesë në dorë. Se do ju shohim duke qarë dhe çjerrë flokët për gjëmën që ju ndodhi. Sei ju iku lideri, udhëheqësi i padiskutueshëm :). Siç dhe keni bërë me Enver Hoxhën xhanëm.

  9. Sali Berisha i bie borise alarmit per nje opozite te forte qe nenkupton protesta te forta.
    Enkelo Alibeu i bie flautit per nje opozite qe mos ti prishe gjumin e vapes Yuri Kimit e eproreve te saj.
    Tani demokratet kane drejte te zgjedhin, te shkojne pas kujt ti mbushet mendja. (Shqiptaret gjithashtu ose te presin deri sa te Rilinde Rama, ose te mos vdesin duke e pritur si dikur ate Socializmin fitimtar qe nuk erdhi kurre)

  10. PARTIA NUK I LE PUSHIM PATRONAZHISTET EDHE KUR NUK ESHTE PUNE E TYRE . O KURVAT E RIPIÇKAVE , KOHA JUAJ MBAROI , TMERRI PO JU PRET.

  11. Nuk eshte numri apo deputetet qe e bejne nje parti fitimtare, por fryma dhe shpresa qe ngjall. As Fan Noli e as Enveri nuk kishin shume, ose asnje deputet, ky i fundit, por cfare ndodhi?

    Historia nuk eshte perralle, por mesim per te ardhmen.
    Koha do te tregoje nese ky Kuvend Rithemelimi ishte deshtim apo i nevojshem per nje opozite te vertete.

  12. Edhe Dulla nuk fliste asnjëherë në kongreset e tij në emër të vetes, Enver Hoxhës, por “në emër të partisë e të popullit”.
    Doktori në çdo komunikim publik përmend emrin e tij, çfarë ka bërë, çfarë po bën e çfarë do të bëjë Sali Berisha.
    Mjafton ky detaj “i vockël”, për të kuptuar se ky Kuvend kishte për qëllim shpëtimin e Sali Berishës nga “non grata” amerikane e jo të Partisë Demokratike shqiptare apo opozitës së djathtë.
    Vetëm kur shqiptarëz do të kuptojnë se nuk mund të demokratozohet Shqipëria me kultin e një apo dy individëve, mund të shpresohet se ka hyrë në rrugën e demokracisë së vërtetë perëndimore.

    1. Romeo shkruan se faktet ka 6 vjet që i ka çuar në prokurori për Berishën dhe nuk ka aspak frikë të përballet me të.

      “Po o kercenues po.

      Me kercenimin tend do mjekoj majasillin sot.

      Faktet kam gjashte vjet qe t’i kam çuar ne prokurori, gjykata, media, ambasada etj,maloku me i mire qin ne byth baben e vet.o shpellkare te salihut

  13. Dihet nga te gjithe shqiptaret e pa angazhuar ne parti se aq sa ka ne PS qe nuk kane nostalgji akoma per Dull Laverin aq ka ne PD qe nuk duan Sali Berishen.

  14. Presidenti ne detyre Joe Biden u fut ne White House me kembe te thyer me pare ne nje rrezim,
    A u rrezua edhe politikisht Sali Berisha…PO NGA KUSH? Nga keta qe nuk ja mba asnjerit bytha te kandidoje per kryetar ne PD? Nga Alibeajt qe kujtojne se kryetar te PD do ti emeroje Yuri Kim me Escobarin, Thua se nuk e pane Lul Bashen qe nuk e shtyu dot si kryetar partie me serum te ambasades amerikane qe nuk mjafton per te mbajtur kreun e partise pa vota te anetaresise.

  15. Berisha nuk ka nevoje te jete kryetar i deputeteve -gazlotsjelles-o gra qire,o moter qire.Berisha eshte kryetar i te gjithe anetareve te partise demokratike.

  16. Debati është brava, po blindazhi, bravat në kokën politike si do zbërthehen?”

    Ndërsa, duke u ndalur te gara që pritet të zhvillohet më 22 maj për liderin e ri të partisë, ish-kandidati për kryetar nuk i kurseu kritikat për Sali Berishën. Sipas tij, s’mund të flasim për garë kur zgjedhjet “organizohen nga mbreti”.Maloku me i mire pallon nonen e vet

  17. Nga Tropoja në KK të PD janë 28.5% e anëtarësisë dhe prej tyre janë 12.6% të afërmit e Saliut.

    Nga Qarku i Korçës janë vetëm 4.5%

    Dikush do thotē: E mo ç’po na thua?

    E di që disa do më keqkuptojnë por nuk ka problem.

    E rëndësishme është forcimi i pozitës të Saliut.

  18. Mes fituesve janë dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, nipi i tij Sevalgon Berisha, kushëriri Mal Berisha, kushërira Fjoralba Dizdari, mbesa Mimoza Hajdarmataj, nuni Bujar Vukaj e sekretarja e tij Valdete Vorpsi.

    Po ashtu kishte një pjesë të konsiderueshme të emrave të lidhur me fondacionet dhe aktivitetet e Sorosit, i cili, sipas Berishës, loboi për shpalljen e tij non grata

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *