• |
ide | kryesore

Përfshihet nga flakët automjeti në Fier, nuk ka të lënduar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një makinë ka marrë flakë në Novoselë gjatë kohës që ishte në lëvizje. Automjeti drejtohej nga shtetasi E.D. dhe fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz. Mjeti është përfshirë në pjesën e përparme nga flakët, gjatë kohës që makina po udhëtonte nga Fieri drejt Vlorës. Mësohet se në momentet e para pasi drejtuesi, i identifikuar me inicialet E.D, ndaloi makinën, një turiste e huaj i dha ndihmën. Në makinën që u mori flakë ishte dhe një fëmijë, i cili u qetësua nga turisti pas panikut që përjetoi.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *