• |
ide | kryesore

Nuk justifikoi pasurinë dhe kishte lidhje me krimin, KPK shkarkon prokurorin Arjan Ndoja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar prokurorin Arjan Ndoja pasi nuk justifikonte pasurinë dhe kishte lidhje me krimin. Dyshohet se në vitin 2009 dhe 2010, Ndoja ka pasur kontakte me persona të përfshirë në korrupsion duke caktuar një trupë gjykuese për një konflikt prone. Ndojës i ishin kontrolluar nga vettingu vetëm figura dhe aftësitë profesionale, për të cilat konsiderohej nga DSIK me lidhje të papërshtatshme në krim dhe me vendime të ndikuara nga biznesi. Pas seancës ai nënkuptoi se do e ankimojë vendimin në Strasburg.

Arjan Ndoja mbeti i plagosur në 1 nëntor të vitin 2019, pasi iu bë atentat teksa lëvizte me automjetin e tij në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Ndoja ka thënë se atentati ndaj tij ka ardhur si pasojë e ndërhyrjes së qeverisë. Nga atentati, humbi jetën shoferi Andi Malo ndërsa miku i tij Aleksandër Laho mbeti i plagosur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *