• |
ide | kryesore

Nuk ndalet rritja e çmimeve, inflacioni kërcen në 6.2% në Prill

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Çmimet kanë vijuar rritjen e fortë edhe gjatë muajit prill, duke zhvlerësuar më tej të ardhurat e familjeve, që me të njëjtën sasi parash po blejnë gjithnjë e më pak produkte, shumë prej të cilave janë të domosdoshme. Ushqimet dhe transporti kanë dhënë ndikimin më të fortë në shtrenjtimin e jetesës.  Sipas INSTAT, inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve të një shporte mallrash të caktuar, kërceu në 6.2% në prill, në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë. Ky është një tjetër rekord i ri, pas nivelit të marsit, që arriti në 5.7%. Kjo është rritja më e fortë e çmimeve me të cilën po përballen familjet dhe individët që nga viti 2001, kur inflacioni ishte 7.6%.  Inflacioni është pothuajse dy herë më i lartë se objektivi i shënjestruar prej 3% i Bankës së Shqipërisë, që konsiderohet dhe niveli ku rritja e çmimeve është e shëndetshme. Banka rriti normën bazë të interesit në 1% pak javë më parë, ndryshimi i parë në rritje që prej vitit 2011, në një përpjekje për të frenuar rritjen e çmimeve, që më shumë se prej kërkesës, po shtrenjtohet për shkaqe të ofertës.

Sipas INSTAT, Rritja vjetore e çmimeve në muajin Prill është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +3,56 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +1,23 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,49 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,21 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,20 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,12 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,05 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin prill 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 22,5 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 9,9 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,9 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,3 %, “Argëtim dhe kulturë” me 4,1 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2,7 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,6 %, “Veshje dhe këpucë” me 1,2 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,0 %, “Komunikimi” me 0,8 %, “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,6 % secili.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” me 24,2 %, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 17,1 %, “bukë dhe drithra” me 16,7 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 14,3 %, “mish” me 7,8 %, “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 5,2 %, etj.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Mars 2022, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u rritën me 2,7 %, pasuar nga grupet “Transporti” me 2,3 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,1 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,8 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,5 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Komunikimi ”me 0,3 % secili, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 %. Ndërsa, grupi “Pije alkoolike dhe duhan” shënoi një ulje me 0,5 %, pasuar nga “Veshje dhe këpucë” me 0,1 %./Monitor

https://www.monitor.al/nuk-ndalet-rritja-e-cmimeve-inflacioni-kercen-ne-6-2-ne-prill-niveli-me-i-larte-nga-viti-20010/

 



2 Comments

  1. Me nje llogari te thjeshte te shpenzimeve te familjes sime, pa bere analize te ritjes se cmimit te produkteve mendoj se inflacioni minimal eshte 20 perqind, qe do te thote se une pothuaj te gjitha produktet qe me nevojiten i blej 20 perqind me shtrenjte, shifra 6, eshte tallje me ne injorantet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *